Para për të prekurit nga tërmeti dhe miqësore me Teutën, klubi grek solidarizohet me shqiptarët

30 Nëntor 2019, 09:20Sport TEMA

Solidarizim i paparë nga Greqia për tragjedinë që po përjeton Shqipëria pas tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit. Pas thirrjeve të klubeve më të famshme helene të futbollit për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, dje tërhoqi vëmendjen e mediave greke qëndrimi i avokatit Aleksis Kujas, i cili është njëkohësisht president i Larisës.

Klubi i Superligës greke, ku aktivizohen tre lojtarë shqiptarë (Ergys Kaçe, Fatjon Andoni dhe Gertin Hoxhalli), bëri të ditur dje se në dy ndeshjet e radhës në shtëpi, do të mbledhë rroba dhe produkte të tjera për të mbështetur të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Skuadra ku u bë legjendë i ndjeri Lefter Millo, do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Teutën, më 29 dhjetor në Shqipëri, teksa të ardhurat e fituara nga biletat do të shkojnë për të njëjtin qëllim. Gjithashtu, presidenti Aleksis Kujas ka premtuar se do të dhurojë një shumë parash për të prekurit nga tërmeti në emër të klubit.

KOMUNIKATA E LARISËS

“Klubi i Larisës, në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë së Larisës dhe Prefekturës së Thesalisë, do të kërkojë nga tifozët e tij që në ndeshjen e sotme me Volosin për kampionat (30.11.2019) në orën 17:15 dhe ndeshjen e Kupës me Kallamatën të mërkurën 04.12.2019 në orën 19:30, të mbledhë në stadiumin ‘AEL  Arena’ dhe më saktësisht në vendin ku ka qenë dyqani i AEL FC (do të ketë tabela orientuese), rroba për fëmijë, gra, burra, jastëkë, jorganë dhe dyshekë. Këto do të dërgohen menjëherë pas ndeshjes së Kupës nga AEL FC te Bashkia e Durrësit për të mbështetur të prekurit nga tërmeti.

Klubi ynë, nëpërmjet trajnerit të Apolon Larisës dhe ish-lojtarit të Kombëtares shqiptare, Arjan Bellai (zoti Aleksis Kujas e ka pasur si futbollist kur ishte president i PAS Janinës), vendosi kontakt me zotin Edmond Hasenbelliu, president i Teutës së Durrësit, qytet që u shkatërrua nga tërmeti vrasës. Kujas dhe miku i tij, Hasanbelliu, vendosën të zhvillohet një ndeshje futbolli në stadiumin kombëtar në Tiranë ose në stadiumin e Durrësit më datë 29.12.2019 dhe të gjitha fitimet nga biletat e kësaj ndeshjeje do të dhurohen për të dëmtuarit.

Në këtë ndeshje do të jetë prezent edhe zoti Aleksis Kujas, i cili do të dhurojë edhe vetë një shumë parash në emër të ekipit dhe tifozëve të tij”, citohej dje në komunikatën e klubit të Larisës sa i përket nismës për solidarizimin me atë që ka ndodhur ditët e fundit në Shqipëri. Larisa është një klub me shumë traditë në Greqi, për më tepër që ndër vite kanë luajtur lojtarë shqiptarë. Në këtë qytet jetojnë aktualisht me mijëra emigrantë nga vendi ynë, të cilët janë zhvendosur në Larisë që në vitet ’90.

4 komente në “Para për të prekurit nga tërmeti dhe miqësore me Teutën, klubi grek solidarizohet me shqiptarët”

  1. murgesha says:

    Ky eshte njeri per tu RESPEKTUAR nga te gjithe ILYRO-HELENET ,, nuk ka asgje te perbashket me mongolo”greket” dhe vurkaret qe shiten bythen per300eurodhe vrasin ushtaret ne gjume
    dhe fatkeqesisht jane rrace mongole qe shtohen si minjte e haleve haaaleve,, vetem perulje respekt dhe dashuri per KUJEN dhe te gjithe gjakun e paster ilyrohelen ,,

    1. Flm says:

      O dervish, termi mongolo-helen nuk egziston asgjekundi.
      ###
      Por shume i perhapur eshte termi historik Turko-mongol, pasardhes te te cilve jane Turk-Arnautet, qe sipas thenieve te Allahut (shumohuni dhe zptoni), pjellin nga 10 kopila me 2-3 gra qe martohen duke u shumuar si minje haleje.
      ###
      Sa per ushtaret e vrar ne gjume (ne Peshkepi), kjo eshte nje veprim i kriminelve Turk-Arnaut me urdher te Turqis qe te godisnin miqesin Heleno-Shqipetare ne 1994-n ne periudhen me kritike per Shqiperin.
      ###
      Sa per Vurkaret ata jane Europian, nuk ka familje minoritaresh me me shume se 3 femij.

    2. murgeshalavire says:

      Moj murgesha kurva edhe kur greket po ndihmojne goja jote e ndyre nuk pushoka goja duke share edhe ne kete kohe zie , po cfare kafshe paske qene?!

  2. Flm says:

    Sa maskara duhet te jeshe qe mos ti thuash Bravo Greqis dhe Grekve … qe gjithmon kane qene nje mbeshtetje jetik per Shqiperin, duke ndertuar nje jet te sigurt miljona emigrant Shqiptar.
    ###
    Kur mendon qe ne zjarrin e Attikes qe kishte 100 viktima Turk-Arnautet thoshnin “mire ju be Grekve, as nje solidaritet ndaj tyre” (shiko ne internet Ergys Mertiri).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje