Tërmeti që preku Shqipërinë nuk mund të linte askënd indiferent, teksa shumë familje në Durrës dhe Thumanë, aty ku ishte edhe epiqendra, pësuan humbje njerëzore dhe familjare.
Edhe bota e futbollit është solidarizuar me të prekurit nga fatkeqësia, teksa kanë hapur dyert e stadiumeve për të ngritur çadrat ku mund të strehoheshin përkohësisht ata që humbën shtëpinë.
Një nga këto klube ishte edhe Tirana. Kryeqytetasit ngritën çadra në aneksin e stadiumit “Selman Stermasi”, për të pritur njerëzit por që shërbente edhe si një qendër për të mbledhur ndihma.
Ndihma në veshje apo ushqime të cilat iu dërguan atyre më në nevojë.
Klubi i Tiranës nëpërmjet faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale ka shpërndarë edhe momentet, prej fillimit kur u ngritën çadrat e deri në pjesën ku ushqimet apo veshjet u transportuan drejt zonave më të prekura nga tërmeti.
Një gjest i madh solidarizues për t’i ardhur sadopak në ndihmë të goditurve nga fatkeqësia natyrore.