Situata katastrofike, në Durrës nuk flitet më për futboll. Lojtarët janë shpërndarë për të shpëtuar kokën

29 Nëntor 2019, 13:33Sport TEMA

Në Durrës nuk mund të flitet më për futboll. Situata është katastrofike, ndaj edhe stërvitja është pezulluar.

Dje ishte e treta ditë që lojtarët nuk zbritën në fushë dhe në këtë gjendje, do të vazhdojë më gjatë.

Planet paraprake janë që kampionati të rifillojë nga e mërkura, por lojtarët janë shpërndarë. Askush nga “jabanxhinjtë” dhe të huajt nuk duket më në qytet.

Të gjithë janë larguar për të shpëtuar. Por në të njëjtën kohë, kokën e kanë pas, shkruan Panorama Sport.

Ata këmbëngulin që edhe futbollistët durrsakë të largohen, ndaj nuk kanë ngurruar që t’i hapin dyert e shtëpive të tyre.

Axhenda e javës së 14-të i rezervon një përballje me Skënderbeun, por duhet parë se çfarë do të ndodhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje