Të gjitha klubet greke mbështesin Shqipërinë, ja gjesti i tyre prekës

28 Nëntor 2019, 11:44Sport TEMA

Në këtë gjendje të vështirë që ndodhet Shqipëria pas një tërmeti shkatërrues që mori edhe shumë jetë njerëzish, reagime të ndryshme kanë ardhur nga gjithë bota e futbollit.

Por ajo që ishte surpriza më e bukur deri tani, padyshim është solidariteti që po vjen nga Greqia.

Këtë herë nuk flasim për reagimin e një apo dy prej skuadrave, por për një pjesë dërrmuese. Sigurisht që në këto raste të tilla humanizmi triumfon mbi gjithçka, edhe në rastet kur mes vendeve nuk edhe një dashuri aq të madhe.

PAOK ishte i pari që hapi dyert e stadiumit për të kontribuar për ndihma që të vinin në Shqipëri.

Më pas lutje për fqinjët e tyre do të bënin edhe nga Arisi, Iraklis, Panathinaikosi, OFI apo edhe AEK.

Madje këta të fundit do të vinin edhe me një reagim emocionues: “Dhimbja juaj prek zemrat tona. Qendrojmë krahë jush. Qajmë për njerëzit që keni humbur dhe lutemi për ju”, shkruhet në faqen zyrtare të AEK.

6 komente në “Të gjitha klubet greke mbështesin Shqipërinë, ja gjesti i tyre prekës”

  1. Dash says:

    BRAVO!!!… Nuk e ve kurre ne dyshim shpirtin dhe ndjenjat e popujve, ne vecanti ai grek qe na lidh gjaku… Na Kane ndare dhe na ndajne vetem politikat…

  2. Latif Dreqi says:

    Zoti i bekofte, faleminderit nga zemra Greqise dhe popullit grek.

  3. Tanj says:

    Ju falenderojme nga zemra!! Thank you!!!

  4. Bureto says:

    Respekte, bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje