Klubi i Partizanit bashkë me tifozët në ndihmë të të prekurve nga tërmeti: Ndihmoni sadopak për të lehtësuar tmerrin

27 Nëntor 2019, 21:49Sport TEMA

Klubi Futbollit Partizani ka nisur fushatën e solidaritetit.

Falë dhe mbështetjes së disa prej sponsorave të ekipit, nga dita e nesërme klubi i kuq do ti gjendet pranë të dëmtuarve nga tërmeti i tmerrshëm i së martës, për të dhënë sadopak kontributin dhe ndihmën e tyre.

Gjithashtu, klubi i Partizanit ftib të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme, të dërgojnë ndihmat dhe kontributet e tyre pranë Bazës 46, ku grupimi “Ultras Guerrils” po organizon tashmë grumbullimin e ndihmave për familjet dhe të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Postimi i Guerrils.

NJOFTIM

Ultras Guerrils se bashku me FK Partizani ka nisur mbledhjen e ndihmave te Baza 46 per te prekurit nga termeti.

Secili eshte i ftuar qe sipas mundesise te kontribuoje me ushqime,veshmbathje,batanije,ngrohese e cdo gje qe mund ta shihni te arsyeshme se mund te jete e nevojshme per t’ja u lehtesuar sadopak keto dite tmerri.

Te gjitha kontributet do dergohen ne Thumane.

ECiM se bashku!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje