Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe ai i Maqedonisë, Muamed Sejdini, ishin sot të pranishëm në Durrës, teksa së bashku me Armand Dukën, iu gjendën pranë qytetetarëve, në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, pas tërmetit tragjik, që mori më shumë se 20 jetë njerëzish.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, kreu i FSHF-së, Armand Duka, bëri me dije se së bashku me homologët Sejdini dhe Ademi, do marrin përsipër rindërtimin e 3 shtëpive të rrënuara.
NJOFTIMI I DUKËS:
Sot në Durrës prita & takova me kënaqësi miqtë dhe homologët e mi Presidentë të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Agim Ademi dhe Muamed Sejdini, të cilët shprehën dëshirën për t’ju bashkuar FSHF-së në kontributin për familjet e prekura nga tërmeti.
Duke u nisur nga dëshira dhe nga gadishmëria nga i gjithë komuniteti i futbollit, ne marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara.
Fushata e ndihmës nga ana e FSHF-së do vijojë në ditët në vazhdim. Ne jemi një skuadër!
Mos!!!!! U harxhuat. Te pakten qepeni sqepin, kerrma.
Na çatë me nderin në këtë dukën moj Tema. Çdo tre artikuj për këtë vemje
Qeke tu u kput krejt.
Të rrënuara! Të qifsha motrën. Jo të rënuara.
RESPEKTE për 2 SHQIPTARËT Anash !!! NEVERI dhe URREJTJE për KRYEKRIMINELIN , KRYEHAJDUTIN dhe KRYEMAFIOZIN e mesit Armando Dukën !!! RESPEKTE për Presidentin e Federatës së KOSOVËS ! RESPEKTE edhe për Presidentin e Federatës së MAQEDONISË së VERIUT !!
o njerez lerini keto 3 shtepi ketu 3 shtepi atje keshtu pak nga pak rindertohet jeta sido qe te jen qypi mbushet me uj dhe me pika pika. pra me shum optimist dhe jo negativ.
Jo 3 shtepi po 3 pallate te ndertosh ti o Duka i korrupsionit e nuk lahesh!