Gaz Demi: Është ende fillimi për të folur për titullin. Mala është shumë i vogël para Partizanit!

25 Nëntor 2019, 20:43Sport TEMA

Esat Mala është kthyer në një çështje te Partizani.

Futbollisti nuk u grumbullua në sfidën e sotme ndaj Laçit, pasi nuk pranon të rinovojë kontratën me të kuqtë.

Më lidhje me këtë situatë të krijuar ka folur edhe presidenti Gaz Demi, i cili në një prononcim pas ndeshjes së sotme u shpreh:

“Është ende fillimi, nuk kanë mbaruar gjysmat e ndeshjeve. Ka kohë për derbin, janë edhe 2 javë. Diferenca me ndjekësit është shumë e vogël.

Mungesa e Malës? Çfarë kishte ndonjë ndryshim Partizani pa Malën? Partizani i bën lojtarët! Mala është shumë i vogël përpara Partizanit. Megjithatë nuk e di, për problemet e Malës!

Sqarim? Çfarë sqarimi doni, nuk doja unë të luante”, u shpreh Demi.

1 komente në “Gaz Demi: Është ende fillimi për të folur për titullin. Mala është shumë i vogël para Partizanit!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje