Futbolli me drita të fikura! Pse “Rama ik” dhe …”Duka, mos ik”

25 Nëntor 2019, 12:55Sport TEMA

Shyqyr zotit që errësira pllakosi në një ndeshje Superlige, imagjinoni sikur të kishte ndodhur në një ndeshje të Kombëtares!

Si për shembull, tek ajo ndeshja me Turqinë, ku futbollistët tanë hoqën “siguresën” e lojës ,dhe  në fund të ndeshjes, dritat  iu fikën vetëm trajnerit Panuçi.

Çfarë ju kujton kjo pamje e tifozëve në errësirë , përgjatë ndeshjes Vllaznia-Teuta,  ku me dritën e celularit mundohen t’i japin pak dritë..lojës sonë që iu fik edhe qiriri i fundit!

Kohë më parë, edhe Derbi  Tirana –Partizani, ndeshja për të cilën thuhet se hedh dritë mbi gjithë ndeshjet e tjera, u verbua mu në mes të kryeqytetit , duke vërtetuar se futbolli që luajmë natën është një aventurë që përseritet.

Loja me dritat , në stadiumet tona të futbollit, ka arritur kulmin kur luanin në “Qemal Stafa”, ku galaktikët e Realit,  plot me yje që shkëlqenin, me në krye Ronaldon, u ndeshën  kundër një ekipi që lindi “brenda natës”..Gramozit të Ersekës.

Ronaldo me shokë, armata që kanë vendosur shumë rekorde në mbarë botën, atë natë kanë vendosur një rekord unikal , i cili mund të mbetet i përjetshëm, për ne dhe për ata.

Kanë pritur gati 1 orë, derisa errësira e stadiumit t’i linte vendin dritave,  duke iu bindur urdhërit të prerë të presidentit Perez: “ Nuk ndërpritet kjo ndeshje, si kampionë që jeni..bëni durim!”

Po ne, pse nuk bëjmë  durim kur fiken dritat e futbollit? Apo me “drita të fikura” jemi kudo dhe nuk durojmë dot edhe  90 minutat e lojës..Në Shkodër, sapo ka rënë errësira, tifozët kanë thirrur në kor : “ Rama ik”!  Imagjinoni sa shpejt do t’i sillnin  dritat, sikur tifozët ta kishin adresuar  rebelimin tek “pronari i stadiumit”: “ Duka ik”!

Sfidanti.al

5 komente në “Futbolli me drita të fikura! Pse “Rama ik” dhe …”Duka, mos ik””

  1. TE IKIN TE 2 says:

    TE IKIN TE 2 SHUME SHPEJT ,,,TE 2 JAN BYTHQIR DHE BYTHLEPIRES

  2. Ilir says:

    Duka… eshte ne autobus si Fadil Hasa (I ndjeri). Ai s’ka te beje hic fare me keto kore e koriste te paguar.

  3. Orli says:

    Sa me shume hane mute duke thirrur “Rama ik” aq me shume i shtohen mbeshtetesit,pamvaresisht disa pikpyetjeve ne drejtimin qeverises,ai sot per sot ngelet politikani me i pranueshem per shqiptaret normal.Imagjino te jete k/m lul tramvaji,ilir floriri lere pastaj sali vuk krimineli! Tranzicioni do vazhdonte pa fund,rrumpalla ne stadin me te larte,informaliteit,hajni nga i pari te i fundit.

  4. Lani says:

    Ndoshta nuk duhej bere stadiumi per te luajtur ne erresire. Aty te therrisnin Enver Hoxha! Se ai ua beri.

  5. gjergji says:

    Vagabondat e PD ne Shkoder e Shkodra I njeh mire(por kan frige te I denoncojne) kete pune kane.Veprimet e tyre edhe ma teper rrisin perkrahjen per kryeministrin Rama,aq ma poshte bie Shkodra qe eshte per 30 mote ne emergjence te plote.E tashi qe jane jashte sistemit politik,jane terbu krejtesisht.Per kte PD e sotme te ja leme Shkodres,se Shqipria nuk ka nevoj per kte PD(bande horash e llafazanash)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje