Vllaznia dhe Teuta ndajnë pikët, 2 herë errësirë dhe asnjë gol në “Loro Boriçi”

24 Nëntor 2019, 18:51Sport TEMA

Barazim pa gola mes Vllaznisë dhe Teutës në Loro Boriçi në një ndeshje që u ndal dy herë nga pak minuta për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Ahkodranët dhe durrsakët konfirmuan edhe në sfidën mes tyre ata që kanë pikën më të dobët sulmin, pasi pavarsisht përpjekjeve dhe rasteve që krijuan nuk shkuan dot te goli.

Me këtë barazim Vllaznia u ngjit në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e 8-të në klasifikim.

Ndërkohë që Teuta me barazimin e 4-t radhazi në kampionat numëron 19 pikë po aq sa edhe Laçi e Tirana por me goleavarazh më të dobët pozicionohet e 7-ta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje