Copa Libertadores: Çmenduri nga Gabigol, Flamengo është kampione!

23 Nëntor 2019, 23:10Sport TEMA

Është mbyllur takimi final i Copa Libertadores mes Flamengos dhe River Plate.

Ishin brazilianët ata që triumfuan me rezultatin 2-1, falë një dopiete të sulmuesit të Interit, Gabriel Barbosa.

Gabigol shënoi dy gola në tre minutat e fundit dhe përmbysi gjithçka i vetëm, duke i dhënë trofeun Flamengos së tij.

Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat dhe ndërhyrjet e ashpra dhe tensioni në fushë nuk munguan.

 

 

Sulmuesi Gabigol bëri një ndeshje shumë të qetë për 90 minuta, por atëherë kur i duhej skuadrës, u shndërrua në protagonist, duke treguar se është një goleador i lindur.

Copa Libertadores, finale

Flamengo – River Plate  2-1
Gabigol 90′ 90+3′ / Borre 14′

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje