Tirana duket se nuk po arrin të dalë nga kriza që e ka kapluar në kohët e fundit.
Pas barazimit kundër Vllaznisë, bardheblutë janë mundur në transfertë me rezultatin 2-0 duke hedhur një tjetër hap të gabuar për t’u larguar edhe më shumë nga kreu.
Që në minutat e para ka shënuar Krasniqi teksa mbrojtja korçare ka arritur të mbyllë mjaft mirë sulmet e kryeqytetasve.
Në pjesën e dytë, Skënderbeu është mbyllur më shumë në mbrojtje ndërkohë që një kundërsulm perfekt nga korçarët, u konkretizua me gol nga ana e Oto Xhonit.
Kjo fitore, e ngjit Skënderbeun tashmë në vendin katërt ndërkohë që Tirana bie në vendin e gjashtë dhe e sheh veten 3 pikë larg vendit të parë me një ndeshje më shumë.
Skënderbeu – Tirana 2-1
18′ Krasniqi, 88′ Oto Xhon / 93′ Hasani
Sa here triumfon ekipi i Skenderbeut duke u ngjitur lart aq here dridhet vrimave te kryeministrise ai miu i Lozhanit. Do isha kurioz te dinim se cfare mendon Erjon Brace per kete sukses qetem me trukime nuk mbahet?