Kumbulla protagonist jashtë fushës, tani vlerësohet mbi 15 milionë euro!

23 Nëntor 2019, 13:05Sport TEMA

Nëse për ta parë në fushën e lojës përsëri do të duhet të pritet edhe një javë, Marash Kumbulla vazhdon të jetë protagonist jashtë fushës së lojës, ku zërat e merkatos rreth tij nuk kanë fund.

Mbrojtësi shqiptar vazhdon ende të vuajë një dëmtim dhe sipas mediave italiane, trajneri nuk ka ndër mend ta rrezikojë për duelin e kësaj jave në Serinë A.

Klubi ka vendosur që Kumbulla të vazhdojë fazën e riaftësimit dhe si rrjedhojë, do të humbasë sfidën e të dielës ndaj Fiorentinës, në mënyrë që të jetë në fushë përsëri javën e ardhshme, në një duel shumë prestigjioz si ai ndaj Romës.

Lojtari është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm në radhët e Veronës por klubi dëshiron që ai të jetë në gjendjen më të mirë në momentin që do të vendosë të kthehet.

E ndërsa Kumbulla sheh nga larg situatën e ekipit, ai vazhdon të jetë protagonist i padiskutueshëm i merkatos. Lacio e Tares, por edhe Juventusi janë vë në ndjekje të tij dhe sipas “Corriere Dello Sport”, kjo ka bërë që çmimi i kartonit të lojtarit shqiptar të rritet në mënyrë të ndjeshme.

Edhe pse ka pak muaj në elitën e futbollit italian, tanimë Kumbulla vlerësohet 15-20 milionë euro, pasi Verona do të përfitojë sa më shumë nga ky talent që ka zbuluar.

1 komente në “Kumbulla protagonist jashtë fushës, tani vlerësohet mbi 15 milionë euro!”

  1. Torino says:

    Shko te Igli djale dhe do te te shohe perendia,Pyet Thomain e do bindesh hajt suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje