Alex Ferguson tregon besnikërinë e Del Pieros: Nuk largohem si frikacak!

22 Nëntor 2019, 19:55Sport TEMA

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, donte me patjetër në skuadër Alex Del Pieron.

Ai e ka kërkuar me ngulm shumë herë, por lojtari i Juventusit nuk u tundua kurrë dhe nuk e vuri kurrë në diskutim të ardhmen e tij me fanellën e “Zonjës së Vjetër”.

Ferguson kujton se sa herë është refuzuar nga ish-sulmuesi Del Piero.

“Pas një ndeshjeje kundër Juventusit, Giggs dhe Neville mu lutën që të firmosja me Del Pieron.

Ai shkatërroi të gjithë mbrojtjen tonë. E kontaktova atë dhe më refuzoi që të më dëgjonte.

Në vitin 2006 Italia fitoi Kupën e Botës dhe plasi skandali i Calciopolit, e kontaktova sërish duke ditur se Real Madridi është pas tij.

Isha i sigurt se do të luante për ne, ose Realin e Madridit.

E mora dhe i thashë: ‘Alex, pas shumë vitesh, ende të dua në Manchester.

Mos shko në Madrid, tani është koha për të ardhur në Angli. Ti do të bëhesh një yll në ekipin tonë’.

Ai qeshi dhe ma ktheu:

‘Mister, mendoj se e kemi bërë këtë bisedë shumë vite më parë.

Të respektoj shumë, por Juventusi është në telashe dhe unë nuk mund të largohem si frikacak”, kujton Ferguson.

2 komente në “Alex Ferguson tregon besnikërinë e Del Pieros: Nuk largohem si frikacak!”

  1. Lamja says:

    Lojtar si ky nuk vijne me.
    Sot ka bastexhinj dhe mercenare

  2. Sport says:

    Del Piero eshte nder te paktet qe ka vepruar gjithmone si kampion; brenda dhe jashte fushes se lojes. Respekti per te eshte maksimal, si sportist dhe si njeri! Shembull per te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje