Barça fiton me vështirësi kundër të fundit të renditjes

23 Nëntor 2019, 15:39Sport TEMA

Barcelona mori fitoren e nëntë në kampion pasi mundi me vështirësi Leganes 2-1 në fushën e kësaj të fundit.

Katalanasit pësuan gol që në të 12’, kur lojtari i skuadrës së renditur në fund të renditjes, Nesyri, shënoi për vendasit pas një aksioni të bukur, por dy gola në pjesën e dytë përmbysën rezultatin në favor të katalansve.

Në të 53’ ishte Suarez që shënoi golin e barazimit pasi goditi saktë me kokë duke përfituar nga krosimi i saktë i Leo Messi-t.

Ndërsa 11 minuta para fundit të takimit, Arturo Vidal u gjet pak centimetra larg portës së boshatisur dhe dërgoi topin me lehtësi në rrjetë. Pas verifikimit nga VAR, gjyqtari Santiago Jaime konfirmoi golin dhe festën e blaugrana-ve.

Fitorja e ngjit skuadrën e Ernesto Valverde-s në kuotën e 28 pikëve, ndërsa javën e ardhshme e pret sfida e vështirë në “Wanda Metropolitano” përballë Atletico Madrid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje