Juventus mendon transferimin e yllit të Tottenhamit

23 Nëntor 2019, 14:33Sport TEMA

Juventus po shqyrton mundësinë për ta transferuar mesfushorin e Tottenhtamit, Christian Eriksen në fund të këtij sezoni.

Siç raporton Corriere Dello Sport, klubi italian tashmë ka nisur kontaktet e para me agjentin e lojtarit danez.

Në garë për yllin e Danimarkës tash e një kohë të gjatë është edhe klubi madrilen. Kontrata e Eriksenit me klubin e Tottenhamit do të skadojë verën e ardhshme.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Eriksen thuhet se ka kërkuar largimin nga Spurs në fillim të këtij viti, duke zgjedhur Spanjën si destinacionin e tij të preferuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje