Higuain dhe Dybala i japin fitoren me përmbysje Juves kundër Atalantës

23 Nëntor 2019, 17:06Sport TEMA

Juve ka mposhtur me përmbysje Atalantan me dy gola të Gonzalo Higuain dhe një të Dybala.

Zonja e Vjetër ka marrë pikët e plota në njê transfertë mjaft të vështirë kundër Atalanta, duke triumfuar me rezultatin 1-3.

Vendasit befasuan miqtë, duke kaluar në epërsi në minutën e  57-të me anë të Robin Gosens, ndërsa kishin humbur edhe një penallti në pjesën e parë.

Sido që të jetë, me Cristiano Ronaldon në shtëpi, Juve kishte nevojë për dike që të kap skuadrën përpara dhe ai dikushi ishte, Gonzalo Higuain.

Ish-sulmuesi i Realit dhe Napolit shënoi dy gola të shpejtë, në të 74’ dhe 82’ për të përmbysur gjithçka, kurse golin për rezultatin përfundimtar e shënoi Paolo Dybala në minutën 90 +2.

Me këtë fitore, Juve ka shkuar në kuotën e 35 pikëve, katër më shumë se Interi që sonte luan me Torinon. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje