Liverpuli nuk di të ndalet, fiton në transfertë me Crystal Palace

23 Nëntor 2019, 18:00Sport TEMA

Duket se ky është sezoni i Liverpoolit.

Në xhiron e 13 në Premierligë, Liverpooli ka marrë pikët e plota në udhëtim te Crystal Palace, edhe pse u desh të djersitej shumë për të fituar në fund 2-1.

Ndeshja që u zhvillua në “Selhurst Park” u zhbllokua në minutën e 49’, me të filluar pjesa e dytë.

Sadio Mane realizoi për 1-0.

Më pas Liverpooli nisi të luajë kujdesshëm, derisa Palace për të gjetur golin e ebrazimit, dhe ia doli.

Në minutën e 82-të, Zaha shokoi mysafirët duke shënuar për 1-1.

Por, gëzimi i vendasve zgjati shkurt, ashtu si zhgënjimi i mysafirëve. Në minutën e 85-të, pas një tollovie në zonë, Roberto Firmino shënoi për 2-1, për t’ia dhuruar tri pikë Liverpoolit.

“Redsat” tani kanë shkuar në kuotën e 37 pikëve, tetë më shumë se përcjellësi më i afërt, Leicester City dhe 12 më shumë se Manchester City, që pas pak luan me Chelsean.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje