Rey Manaj pësoi dëmtim në palestër, një ditë pasi u kthye në klubin e tij nga kualifikueset e “Euro 2020” me kuqezinjtë.
Pra, nuk mund ta ndihmojë Albacete në ndeshjen e javës së 17-të të “Segunda División”. Mungesat e shqiptarit, për arsye të ndryshme, shihen me shqetësim nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, e cila shkruan:
“Trajneri i Albacete, Luis Miguel Ramis, është i kushtëzuar në hartimin e listës së lojtarëve për ndeshjen e radhës.
Midis dëmtimeve dhe të pezulluarve, trajneri nga Tarragona nuk bën dot së bashku 18 futbollistë profesionistë për të dielën, kundër Mirandés. Gorosito dhe Caro janë akoma të lënduar, dy mbrojtës specifikë qendrorë.
Karim Azmoum, kandidat për atë pozicion, është i pezulluar, megjithëse lajmi i mirë për mbrojtjen është kthimi i Iván Kecojevic.
Kapitull i veçantë duket Rey Manaj. Investimi i rëndësishëm i Albacete me nënshkrimin rreth një milion euro në vit, midis pagës dhe amortizimit të transferimit nga Interi, është duke u shkatërruar si “biznes” i klubit Manchego.
Kur kthehet nga kombëtarja e Shqipërisë, ai ose ndëshkohet për indisiplinim, ose i ndodh si këto ditë, mbetet jashtë formacionit për shqetësime në njërën këmbë.
Matematika përmbledh gjithçka: nga një grup prej 21 lojtarësh profesionistë duhet të hiqen katër “viktima”, kështu që Ramis mund të llogarisë vetëm 17 futbollistë për të dielën”.