Gjatë programit “Sky Calcio Club”, ish-portieri i Torinos dhe Lazio, Luca Marchegiani, u shpreh në terma negativë rreth sulmuesit të Milanit, Krzysztof Piatek, dhe momentit të vështirë që po kalon sulmuesi polak.
“Piatek? Nuk mund të thuhet se nuk përpiqet ta vërë veten në dispozicion të ekipit, por mbase kaq vlen, ne e mbivlerësuam sezonin e kaluar atë.
Unë thashë që vjet se i mungonte diçka për ta bërë ekipin të luante, por e nderuan golat që shënoi. Këtë sezon…”
Sezoni aktual i polakut nuk filloi me këmbën e djathtë. Në 13 ndeshje të Serie A, Piatek ka shënuar vetëm 3 gola.
Edicionin e kaluar, në 19 ndeshje me Genova, ai shënoi 13 gola. Pas barazimit kundër Napolit në “San Siro”, Pioli shfaqi kritika ndaj Piatek.
Golat e polakut te Milani priten si shiu në mes të gushtit, sepse vetëm kështu mund ta ngrenë kokën të dyja palët.
Është momenti që sulmuesi polak të gjejë veten dhe të rregullojë imazhin e keq të një sezoni, që e ka filluar në mënyrën më të keqe.
Kundër Napolit, publiku i “San Siro” shprehu të gjithë mospranimin kundër tij, me vërshëllima.
Kjo dëshmon situatën kritike në të cilën ndodhet sulmuesi, që i kishte bërë ata të ëndërronin sezonin e kaluar, duke kujtuar bomberat e shkëlqyer, që kanë bërë historinë e kuqezinjve.
Kjo me Napolin ishte ndeshja numër 50 për Piatek në Serie A.
Polaku ka shënuar 25 gola në total aty. Mesatarja e golit në çdo dy ndeshje nuk është e keqe, ndërsa reflekton shpërndarjen e tyre: 18 gola, në të vërtetë, i shënoi në 25 ndeshjet e para, ndërsa vetëm 7 gola janë shënuar në 25 ndeshjet e fundit në kampionatin italian.