Julian Ahmataj mbetet në krye të stolit të Tiranës.
Pas humbjes në Korçë, trajneri akuzoi se në klubin bardheblu mendojnë ta heqin trajnerin menjëherë pas emërimit.
Ahmataj u shpreh edhe i çuditur për mënyrën si ekipi i pëson golat, por i hoqi përgjegjësitë futbollistëve.
Pasi pohoi se i paraqiti dorëheqjen presidentit Halili, vetëm një muaj pasi zëvendësoi Ardian Memën, tani Ahmataj bën prapaktheu.
Trajneri u takua me drejtuesin e klubit dhe palët vendosën që projekti i nisur të vazhdojë.
Takimi i radhës për Tiranën, këtë fundjavë ndaj Kukësit, do të jetë testi i vërtetë për ambiciet e bardhebluve në këtë sezon.