Zidane i dashuruar me Mbappe, Tuchel e vë në lojë trajnerin e Realit

25 Nëntor 2019, 19:27Sport TEMA

“Jam i dashuruar me Kylian Mbappen”, – tha Zinedine Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes me PSG.

Trajneri Thomas Tuchel nuk ka qëndruar pa i kthyer batutën teknikut të spanjollëve në lidhje me sulmuesin e ri.

“Nuk e di se sa shumë Zidane është i dashuruar me Mbappe, por e rëndësishme është që sulmuesi është lojtari ynë. Shpesh ne biem në dashuri me ato që nuk mund të arrijmë”,  tha ai.

PSG dhe Real Madridi do të luajnë në ndeshjen e dytë të Champions Leagues në Spanjë.

Sfida e parë e tyre u fitua nga parisienët, ndërsa madrilenët duhet të fitojnë për të mos pasur probleme në grupin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje