Edhe Interi në garë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla

25 Nëntor 2019, 19:40Sport TEMA

E ardhmja e mbrojtësit të ri shqiptar Marash Kumbulla duket se do të jetë në klubet elitare në Itali. Në këtë nisje sezoni në Serie A me Veronën, djaloshi vetëm 19 vjeç i ka bindur të gjithë për talentin e madh që ka.

Edhe pse aktualisht ai vuan nga një lëndim dhe nuk ka luajtur në dy ndeshjet e fundit me Veronën, sërish Kumbulla është bërë pjesë e mediave në Itali, të cilat flasin për interesimin e skuadrave elitare në Itali.

Pas Lazios, tashmë duket se edhe Interi është futur në garë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe këtë e ka konfirmuar menaxheri i Kumbullës.

“Po, Interi po e ndjek dhe e monitoron. Klubi zikaltër është gjithmonë shumë i vëmendshëm ndaj profileve të rinj që bien në sy në elitë dhe në të gjithë kampionatet e tjerë.

Në këtë moment nuk flitet për negociata të hapura mes Interit dhe Veronës”, tha Vitale, menaxheri i Kumbullës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje