Tërmeti, ndalet futbolli në Shqipëri

27 Nëntor 2019, 12:33Sport TEMA

Tragjedia natyrore që ka përfshirë Shqipërinë, prek edhe futbollit.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp lajmëron të gjithë lëvizjen futbollistike në vend se të gjitha aktivitet që ishin programuar për t’u zhvilluar fundjavën e ardhshme janë anuluar.

FSHF thekson se në një moment të dytë, gjatë ditëve në vazhdim, do të mësohet se kur do të zëvendësohen datat e kësaj fundjave, Kjo do të thotë se as skuadrat e Kategorisë Superiore nuk do të zbresin në fushë këtë fundjavë.

Njoftimi i FSHF-së

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin publik, klubet, tifozët, se për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme që është krijuar pas tërmetit që ka goditur vendin tonë ditën e sotme, i gjithë aktiviteti futbollistik për këtë javë është ndërprerë.

Sytë dhe zemrat tona janë pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe solidarizohemi me të lënduarit nga kjo ditë e vështirë.

Sektori Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vazhdim datat e reja për këtë javë të spostuar.”

1 komente në “Tërmeti, ndalet futbolli në Shqipëri”

  1. Redi says:

    Po shkoni futini ndonje 1×2 andej nga Kina ju te federates, pa varja futbollit shqiptar (nese kemi futboll ne gjithnje)!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje