Futbollistë të Kombëtares, klube dhe… Matic, luten për të prekurit nga tërmeti

27 Nëntor 2019, 13:40Sport TEMA
Futbollistë të Kombëtares, klube dhe… Matic, luten

Lajmi për tërmetin e rëndë, që tronditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm dhe shkaktoi mbi 20 të vdekur (bilanc që mund të rritet) e qindra të plagosur, nuk ka lënë indiferentë as botën e futbollit, që është solidarizuar menjëherë me shtresën e prekur të shoqërisë.

Kështu Federata Shqiptare e Futbollit ndërpreu të gjithë aktivitetet e parashikuara për këtë fundjavë, ndërsa lutjeve për të prekurit nga tërmeti iu bashkuan disa futbollistë të Kombëtares Shqiptare, por edhe emra si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, shqiptarë të Kosovës, që përfaqësojnë kombëtaren e Zvicrës.

Mesazhe pati edhe nga ish trajnerët kuqezi Gianni De Biasi e Cristian Panucci, por edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ndërsa nuk ngurroi t’u bashkohej lutjeve edhe mesfushori serb i Manchester United, Nemanja Matiç.

1 komente në “Futbollistë të Kombëtares, klube dhe… Matic, luten për të prekurit nga tërmeti”

  1. One Albanian says:

    Thanks Matic! It great!
    God bless you and your family! Also your country!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje