Tërmeti shkatërrimtar në Shqipëri ka shkaktuar një sensibilizim të madh edhe prej shumë tifogrupeve të skuadrave të futbollit.
“Plisat” kanë qenë një nga më aktivët në ndihmën për banorët e prekur nga fatkeqësia, ndërsa edhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk ka munguar mbështetja nga tifogrupi i Ballistëve të Tetovës dhe nga Shvercerat e Shkupit.
Këta të fundit madje kanë deklaruar se të ardhurat e biletave nga ndeshja e sotme e kampionatit mes Shkupit dhe Akademija Pandev, do të dërgohen në Shqipëri.
Por, nuk kanë munguar as mesazhet në stadium. Shvercerat kanë hapur një banderolë në të cilën shkruhet: “ JEMI NJË GJAK, E MISH E ASHT”.
Ndërkohë, po një mesazh mbështetës ka ardhur edhe nga Ballistët e Tetovës, të cilët gjithashtu kanë hapur një banderolë shumë domethënëse. “ ZEMRA MË DJEG, KUR TË SHOH NË ZI!!!
BËHU E FORTË NËNA SHQIPËRI!!”.