Shqipëria ka pësuar dëme të mëdha në njerëz nga tërmeti i rënë në ditët e fundit dhe të shumtë janë ata që kanë marrë edhe goditje psikologjike.
Natyrisht, fëmijët janë ato që e ndjejnë më shumë frikën nga tërmetet dhe në këto momente të vështira dhe të mbushura me ankth, është e rëndësishme që në fytyrat e tyre të ketë buzëqeshje.
Për të rikthyer lumturinë në një farë mënyre të këto fëmijë, ka menduar sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani i cili ka shkuar te çadrat ku janë vënë familjet në nevojë.
Ai ka marrë edhe një top me të cilët ka kaluar disa momente argëtimi me fëmijët, duke i bërë të lumtur dhe duke rikthyer harmoninë mes tyre.
“Në momentet më të vështira, fëmijët kanë nevojë për pak argëtim. Buzëqeshja në fytyrat e tyre nuk duhet të mungojë. Bëhu e fortë Shqipëri!”, shkruan Asani.