Shorti i “Euro 202”, presidenti i FSHF-së Armand Duka kërkon ndihma për zonat e prekura nga tërmeti

30 Nëntor 2019, 19:29Sport TEMA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shorteut të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti.

Presidenti Duka, ka biseduar nga afër me Presidentin e UEFA-s Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian.

Kjo temë është diskutuar edhe me këshillëtarin e lartë të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo.

Presidenti Duka ka takuar disa nga homologët e tij, Presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre.

Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

Link: e-albania.al/donate/

2 komente në “Shorti i “Euro 202”, presidenti i FSHF-së Armand Duka kërkon ndihma për zonat e prekura nga tërmeti”

  1. Jimi says:

    Duka! Je zengjini me i madh i Shijakut, para se te kerkosh, jepu atyre banoreve, nje pjese te vogel te asaj qe u ke rrembyer ne menyre kriminale, tere keto vite Pasi te kesh kryer kete akt , ti e di shum mire se i vetmi vend ku mund te kontribosh per shendoshjen e situates se atyre banoreve eshte ulja e te gjitha paleve ne nje tavoline bashkrendimi, ne te kundert kjo eshte nje “Dashuri ne kohe kolere”! Sido qe te sillen pushtetaret, politikanet , partite politike, individet, sidomos tani ky popull eshte ne gjendje t;ju lexoje mendimet tuaja pa hapur fare gojen dhe njekohesisht te ndaje mire shapin nga sheqeri, prandal lereni cirkun per ne vend dhe kohe tjeter.

  2. rexha 10 says:

    PO DUKA VETE ME KUPOLEN E TIJE ,NUKE KA SE CFARE TI JAPE????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje