VIDEO/ Gjimshiti i jep fitoren Atalantës, shënon në ekstreme përballë skuadrës së Kumbullës e Rrahmanit

7 Dhjetor 2019, 17:06Sport TEMA

Berat Gjimshiti është shndërruar në një hero në ndeshjen e sotme të Atalantës përballë Veronës.

Mbrojtësi i Kombëtares ka realizuar golin e tretë për të tijtë duke i dhënë fitoren në minutën 93, teksa deri në atë moment takimi ishte mbërthyer në shifrat 2-2.

26-vjeçari shfrytëzoi një pasim nga Toloi dhe me një goditje fluturimthi dhe aspak të zakonshme për një mbrojtës, dërgoi stadiumin në delir.

Kështu, shqiptari i dhuroi një fitore tejet të rëndësishme të tijve, ndërsa Atalanta ruan vendin e gjashtë në renditje dhe firmos suksesin e dytë radhazi.

Ndërkohë, përballë ishte Verona e Marash Kumbullës dhe Amir Rrahmanit.

Sa i përket Kumbullës, ai ishte rithjyer pranë skuadrës pas dëmtimit por nuk u aktivizua, ndërsa Rrahmani ishte titullar si zakonisht për 90 minuta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje