Kosovë – Suedi, miqësore më 12 janar Doha të Katarit

9 Dhjetor 2019, 16:22Sport TEMA

Kombëtarja e Kosovës më 12 janar do të zhvillojë një ndeshje miqësore me ekipin e Suedisë.

Lajmi është dhënë vetë nga ana e Federatës Kosovare të Futbollit, të cilët theksojnë se ky takimi zhvillohet në Doha të Katarit.

Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, në orën 11:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje