Akuza e Muçës: Te Tirana ka ndërhyrje për formacionin, Halili dëgjoi tifozët e na hoqi ne

9 Dhjetor 2019, 21:35Sport TEMA

Shkëlqim Muça, ish-trajner e drejtues i Tiranës, mendon se aktualisht në klubin bardheblu ka ndërhyrje për të bërë formacionin. Në “Rubrika Sportive” ai argumentoi se presidenti Halili duhej t’i jepte mundësinë trajnerëve të bënin punën e tyre.

“Mendoj se Tirana ka grupin që mund të ndryshojë këtë gjendje, por duhet trajner me autoritet. Presidenti duhet të lërë trajnerin të bëjë punën e tij, është aftësi të zgjedhësh edhe trajnerin, edhe drejtues që njohin karakteristikat e Tiranës, nuk shoh njerëz të tillë që i rrinë afër.

Duhet qetësi, nëse merret trajneri e thuhet që zgjidh 10 lojtarë e jo 11… Me ç’kam parë, ka ndërhyrje nga jashtë në ekip.

Trajneri duhet të ketë autoritet, llogaritë i bën trajneri. Nëse dëgjohen tifozët fut këtë e fut atë… Na kanë ardhur edhe neve e ne i kemi thënë na linin në punën tonë, presidenti ka dëgjuar tifozët e na ka hequr ne.

Ai hedh lekët e nuk e ka kuptuar akoma që është pronar i klubit, duhet të vërë persona me autoritet të mirë, që bëjnë punën.

Nuk ka nevojë për shokë të hanë drekë e darkë, por profesionistë. Vetëm të hënën të shihet me trajnerin. Një herë të takosh në javë trajnerin, të bëjë punën.

Jam i bindur që me grupin që ka Tirana rivalizon të gjithë, ka të drejtë të pretendojë për titull. Por varet se si menaxhon grupin”, tha Muça.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje