Situata kaotike te Napoli është diçka që nuk ishte verifikuar prej vitesh dhe nëse për shumicën fajtori është trajneri Carlo Ancelotti e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që ka zbuluar gazeta e Napolit, “Il Mattino”, e cila hedh dritë mbi ngjarjen që krijoi edhe amullinë dhe shpërtheu pakënaqësinë e futbollistëve, të cilët u revoltuan duke mos pranuar edhe direktivat e klubit për t’u grumbulluar natën pas ndeshjes me Salzburg…
“Pasi mbaroi ndeshja, futbollistët e udhëhequr nga kapiteni Insigne, pasi morën urdhërin dhe direktivat për të ndjekur grumbullimin sipas informacionit logjistik, komunikuan padisponibilitetin për të ndjekur këtë program dhe për të mos fjetur në hotel atë natë”, shkruan “Il Mattino”.
Pas fjalëve të Insignes, një diskutim shpërtheu në atë moment pasi drejtori sportiv Giuntoli bashkë me Ancelottin i kërkonin futbollistëve që të zbatonin urdhërin.
Ata nuk ndryshuan mendje dhe Mertens ishte i pari që braktisi dhomat e zhveshjes. Belgu u kap me drejtorin sportiv: “Nuk na ndihmon! Nuk na tutelon nga presidenti”.
Në atë moment futet Eduardo De Laurentiis, zëvendës presidenti, duke i kërkuar me zë të lartë të zbatonin direktivat dhe kaq, dhe duke i përmendur bonusin prej 100 mijë eurosh që klubi kishte vendosur si shpërblim për ata si një sakrificë e presidentit.
Allan xhindoset dhe konfrontohet fizikisht, teksa duhet ndërhyrja e të tjerëve për ta ndalur: “Ato 100 mijë euro, ti dhe yt atë, futini në b**ë! Hajde ikim, këtu nuk kemi se çfarë të bëjmë më”, ishte mesazhi i fundit me Insignen që iu drejtua: “Jeni gjithmonë kundër nesh!”.
“Ti nuk na tutelon”O zot Mero ku i ke gjet keta gazetare qe preferojne te fusin fjale idiote ne artikujt e tyre? ” Tutelon ” nuk ja asnje kuptim, as ne shqip as ne italisht o gazerar!!!!Si nuk kuptoni pak, nuk kerkohet shume ,pak ,pak ju kerkohet, te shkruani fjale shqipe., nuk ju kerlon njeri te shtrydhni trurin tuaj te lodhur, vetem tregoni ç’keni per te treguar ne shqip.
Mire e ke o mik ! Po kur nuk dine as shqipen si i vete halli ? Te lexosh e degjosh median shqiptare , duhet te kesh shume durim.