Rrëfimi i Tevez: Shokët e ekipit talleshin me makinën time, kështu që Rooney më dhuroi Lamborghini-n

10 Dhjetor 2019, 11:27Sport TEMA

Carlos Tevez ka zbuluar se është tallur nga shokët e ekipit te Manchester United përpara se Wayne Rooney t’i dilte në ndihmë duke i dhënë Lamborghini-n e tij.

“Në stërvitjen e Man United, lojtarët vinin me Ferrari ose Lamborghini,” shprehet Tevez për Marca.

“Të gjithë, madje edhe lojtarët më të dobët kishin një Ferrari.

Unë shkova me Audi-n që na jepte klubi në stërvitjen e parë dhe ata filluan të talleshin me mua sikur të ishte një Fiat 600.

Fola me Rooney dhe ai më tha merr Lamborghini-n. Unë e mora dhe bëra xhiro në Manchester me atë makinë”, tregon Tevez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje