Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka konfirmuar dje se së bashku me stafin drejtues vendosën që skuadrën ta drejtojë Emanuel Egbo.
Gjatë një kontakti të shkurtër me “Panorama Sport”, numri një i bardhebluve sqaroi situatën te skuadra e tij, duke pranuar se nuk do të nxitohet për të sjellë trajnerin e ri në “Skënder Halili”.
Presidenti sqaroi se është i mërzitur që gjërat nuk ecën dhe kjo i bie në kurriz klubit bardheblu. “Mund të konfirmoj se Tirana do të drejtohet nga Emanuel Egboja. Ai do të jetë trajneri i skuadrës ndaj Partizanit… Vendosëm kështu, për faktin se është e vështirë që të gjejmë trajner në kaq pak kohë. Mund t’ju konfirmoj se Egbo do të punojë i mbështetur nga akademia. Trajneri i ri nuk është çështje parash. Dihet se mund të dëgjojmë plot nga këto. E përsëris, nuk dua të nxitohemi”, tha për gazetën Refik Halili.
Presidenti, dukshëm shumë i mërzitur nga paraqitja e skuadrës, pranoi se nuk e imagjinonte në ëndrrën më të keqe këtë situatë të ekipit të tij. “E paimagjinueshme që jemi në këtë gjendje. E kisha menduar diçka tjetër. Uroj që të dalim sa më shpejt nga kjo situatë”, vazhdoi më tej numri një i klubit.
O Refik Halili, Tironen e keni bo me e qa me llahinka.Ti more zoteri harxhon shume para, dhe rezultati zero.Kur te vendosesh tranjerin, te gjithe te tjeret nxirri jashte.Mos te fise njeri hundet, duke filluar nga ti, djali yt, shoket apo miqte e tu! Tifozat e Tirones kane per tifo, jane per ta mbeshtetur skuadren, jo per te shitur pordhe.Mos ju beso disa tifozeve , qe deri dje ishin te kuq, tani u kthyen ne blu.K ane kollona e 5 Refik, kane sigurimi shtetit, qe ya fusin sa krahu.E fundit Refik, tranjerit kerkoje llogari deri ne nje, mblidhja rripat, per stervitjen , per moqesine dhe kulturen ne ekip, per ushqimin, fjetjen etj. etj.por mos te fitet nkeri ne formacion…..Refik na merr frika me shku ne stadium, po na bie infarkt.Po nuk i bere keto me mire liro krahun se vine te tjere.