Derbi, gjesti i madh i Gaz Demit: Një pjesë e të ardhurave do shkojnë për të prekurit nga tërmeti

11 Dhjetor 2019, 20:57Sport TEMA

Air Albania është stadium ku do të zhvillohet derbi i kryeqytetit mes Partizanit e Tiranes këtë të premte në orën 19:00.

Presidenti Gazmend Demi tregoi per Top Channel se si u arrit marrëveshja mes klubit të tij dhe Federatës e mbi të gjitha zbuloi se një pjesë e fitimeve do të shkojë për familjet e prekura nga tërmeti.

“Nuk e patëm të vështirë të arrinim një marrëveshje, fitimet e derbit do të ndahen mes Partizanit dhe Federatës dhe së bashku kemi vendosur që një pjesë e mirë e tyre të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Sa %? Kjo I takon drejtorit (Olsi Ramës) për ta vendosur.

Derbi për mua është si ndeshja me Bylisin, mbetet e veçantë dhe një ndeshje e bukur. Uroj që tifozët të kenë një sjellje të mirë dhe të jenë të shumtë në stadium, madje me familjet e tyre.

Kompleksi? Po merrem personalisht me të, punimet kanë zgjatu shumë por ju e dini unë bleva vetëm stemën e partizanit e tani pres me padurim të përfundojmë punimet në mënyrë që në janar ndeshjet ose të paktën seancat stërvitore ti zhvillojmë aty’’, shprehet Gazmend Demi.

Dueli mes Partizanit e Tiranës këtë të premte ne orën 19:00

3 komente në “Derbi, gjesti i madh i Gaz Demit: Një pjesë e të ardhurave do shkojnë për të prekurit nga tërmeti”

  1. Saliu i vertete says:

    Hajduti i vjeter

  2. Roberto says:

    Gaz Demi ka qene gjithmone njeri i cili ka ndihmuar dhe ka dhuruar per njerzit ne nevoje. E kam njohur nga afer per disa vite dhe te pakten ata qe kane punuar me te e dine mire respektin qe Gazi i ka bere dhe i ben te gjithve.Pikerisht ky eshte suksesi i tij me i madh pasi eshte njeri i respektuar kudo. Zoti mbare shef Gazi :-).Te pershendes.

  3. Peço says:

    Po pse e krruani veshin e majtë me dorën e djathtë Tema? Thoni or të uruar direkt “gjest i madh i Olsi Ramës” dhe shkoni pa përdredhje, direkt e në vëndin që doni të lëpini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje