Agjenti i Hysajt "thumbon" menjëherë Gattuson dhe "kërcënon" klubin për shkodranin!

12 Dhjetor 2019, 20:05Sport TEMA

Me zyrtarizimin e Gennaro Gattuso në stolin e Napolit si pasues i Ancelottit, për Napolin tashmë nuk ka më justifikime…

Edhe pse, sipas Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysajt, përpos se Carletto u hoq nga mungesa e rezultateve, Gattuso nuk ishte zgjedhja e parë e presidentit De Laurentiis.

“Me Ancelottin dihej që do të shkonte ashtu si shkoi… Rezultatet ndikuan dhe ndodhi shkarkimi.

Por, Napoli nuk donte Gattuson pasues të Ancelottit, por emra të tjerë.

Megjithatë ato refuzuan ofertën e presidentit dhe u zgjodh që Rino të emërohej. Mendoj se do të bëjë mirë”.

“Mendoj se Napoli është në nivelin e Juventusit. Hysaj? Do të qëndrojë nëse do të luajë.

Për tre vite ishte mbrojtësi më i mirë i djathtë i kampionatit. Në qershor do të largohet, ndryshe pastaj do ta humbin me parametra zero”.

1 komente në “Agjenti i Hysajt “thumbon” menjëherë Gattuson dhe “kërcënon” klubin për shkodranin!”

  1. ppa says:

    Me ngadale o agjent; ty ashtu ta do puna, por per mua , Hysaj nuk eshte ai qe ishte; e tregoi dhe me kombetaren shqiptare; jo ne formen e duhur; ne vend qe me kohe te bente progres, ka bere hapa prapa; mbase i hyri vedi ne qejf, sic vertetoi edhe me dasmen qe e beri si sheik arabie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje