Vijon me ritme të jashtëzakonshme shitja e biletave për të parë derbin Partizani-Tirana që do të luhet nesër në orën 19:00 në “Air Albania Stadium”.
Klubi i kuq ka njoftuar se deri më tani janë shitur 17. 500 bileta, dhe i bën thirrje tifozëve të nxitojnë për të siguruar një biletë.
“Klubi njofton se vazhdon të ketë një interesim të jashtëzakonshëm për derbin Partizani – Tirana i cili luhet nesër në “Air Albania Stadium” ora 19:00. 17
.500bileta është deri më tani numri i biletave të shitura përgjatë ditës së sotme.
Ju kujtojmë që biletat do të mund ti siguroni edhe përgjatë ditës së nesërme e në vazhdim ora 10:00 deri 19:00 pranë pikave të shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në dyqanin zyrtar të FSHF “Macron”, pranë Ambasadës Amerikane, si edhe pranë dyqanit “Joma” Sponsori Teknik i skuadrës, i pozicionuar pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit”, thuhet në njoftimin e Partizanit. (TemA)
Stadiumi duhet te ishte ber per vitet qe vin. Jo per vitet qe kaluan. 22 mij, jan shume pak per stadiumin kryesor te vendit.