Starova e thotë hapur: Ja kush është problemi i Partizanit!

20 Dhjetor 2019, 09:11Sport TEMA

Partizani është në një krizë rezultatesh së fundmi, teksa vjen nga tre humbje radhazi, që tashmë i shohin të kuqtë me një diferencë prej pesë pikësh nga Kukësi kryesues.

Lidhur me krizën që po kalojnë “Demat”, ka folur edhe Sulejman Starova, i cili i ftuar në emisionin Pressing në ABC News ka analizuar Partizanin.

“Është gabimi i tretë që po bëjnë. Po bëjnë një dëm të madh, më duket se kanë humbur edhe harmoninë.

Lojtarët paguhen shumë. Partizani nuk është më me grintë. Luan mirë në pjesën e parë, pastaj shuhet.

Nuk po analizoj thjesht ndeshjen me Teutën. Mala, për arsyet që i dimë të gjithë, nuk po aktivizohet titullar.

Nuk po kundërshtoj politikat. Edhe trajneri është faktor kryesor.

Solomon, Brown, Romero, të gjithë lojtarë që janë blerë, e dini sa paguhen? Sipas mendimit tim, ata janë bërë problem”, përfundoi Starova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje