Një grup aktivistësh në Kaliforni zbuluan planin e tyre për të krijuar një qytet privat 3 miliardë dollarë.
Dhe besojeni ose jo, kjo iniciativë miliardëshe është ndërmarrë për të siguruar akomodimin e 150,000 njerëzve të pastrehë të vendit.
Ka qenë Daune Nason, themeluesi i ‘Citizens Again’, ai që njoftoi të enjten propozimin për të luftuar krizën e vazhdueshme të pastrehëve që godet Kaliforninë.
“Tash është koha për të menduar ndryshe për të zgjidhur krizën e të pastrehëve: në vend që të ndërtoni 4,000 strehime më shumë, ‘Citizens Again’ është duke bërë ndërtimin e një qyteti të tërë, për të strehuar dhe ushqyer gjithë të pastrehët në Amerikë”, thuhet në njoftim për shtyp.
Sipas Nason, qyteti ‘Citizens Again’ do të ishte një proces më i shpejtë dhe më i efektshëm nga ai që kanë parashtruar politikanët.
”Bazuar në shkallën e vendosmërisë së qeverisë nga dhjetë vitet e fundit, do të duhen afër 200 vjet për të krijuar strehimore të mjaftueshme për të strehuar 90,000 të moshuar të pastrehë. Askush nuk dëshiron të presë kaq gjatë”, shkroi Nason.
Dhe në vend të “pritjes 200 vjeçare” grupi vlerëson se qyteti i ri do të jetë gati për rreth 10 vjet. (TemA)
nuk ka amerika kapitaliste gjojna te tilla ,