Një incident i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin e Republikës Serbe kur ministri i Punëve të Brendshme, Dragan Lukaç sulmoi fizikisht deputetin e PDP-së, Drashko Stanivukoviç.
Gjatë fjalimit të mbajtur në foltoren e Kuvendit, Lukaç i është drejtuar Stanivukoviçit se nuk ka të drejtë të flasë për NATO-n, pasi sipas tij ka qenë shumë i vogël gjatë kohës së bombardimeve.
“Nuk e di ti si është kur aeroplanët e NATO-s të fluturojnë mbi kokë”, dëgjohet duke thënë Lukaç.
Madje ai i bëri me dije Stanivukoviçit dhe deputetëve tjerë të opozitës, së do të “përfundojnë si flamujt e vegjël të NATO-s” që i mbanin në duar.
E kur Stanivukoviç iu afrua Lukaçit, fillimisht i hodhi një grusht me letra në fytyrë dhe më pas e goditi me shuplakë.
Për ta qetësuar situatën, kryesuesi i mbledhjes ka kërkuar pauzë.
Kujtojmë se Stanivukoviç kishte futur në sallën e Kuvendit disa flamuj me logon e NATO-s.
Bastarde serve.
Ku eshte komenti im?
Eshte Kuvendi I Kroacise