Prokuroria e Tiranës shpall mos-kompetencë për padinë e Metës për Dvoranin, çështja kalon në SPAK

26 Dhjetor 2019, 14:01Politika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka shpallur moskompetencë për çështjen Meta-Dvorani.

Mësohet se shkak është bërë pozicioni si zyrtar i lartë i kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

Sakaq bëhet me dije se padia e presidentit Ilir Meta për Dvoranin do t’i kalojë SPAK.

Kujtojmë që presidenti e akuzon kreun e KED se nuk ka zbatuar ligjin në renditjen dhe përcjelljen e listave së kandiatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Meta e akuzon Dvoranin për “Shpërdorim detyre” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” të parashikuar në nenet 248 dhe 246 te Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje