REPLIKAT/ “Mjekët ikën në Gjermani, ndërtesat kanë ngelur”, Rama i kthehet qytetarit: Ti mos paç kurrë nevojë për spital, por ka mijëra gra e burra qe shërbejnë e shpëtojnë jetë

31 Dhjetor 2019, 14:03Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një qytetar për sa i përket sistemit shëndetësor në vend.

“Po mjeket dhe infermjeret iken ne Gjermani tani vetem ndertesat kan ngelur dhe te korruptuarit qe slevizin”, shkruan qytetari.

Nga ana tjetër kryeministri Rama i është përgjigjur qytetarit duke e uruar që të mos bëhet kurrë për spital që të shohë gjendjen në të cilën ndodhet tani, në krahasim me atë që e kanë gjetur para 6 viteve.

“Oh, vertete?! Po 18 mije mjeke e infermiere qe sherbejne ne Shqiperi dhe kryejne afro 90 mije nderhyrje ne vit, perveç qindramijera vizitave cfare jane apo “te korruptuarit qe nuk levizin”! 

E di ti Bardhi qe mjeket qe shkojne ne spitalet jashte Tiranes, marrin nje bonus plus rroges, qe i bie ne fund te muajit me shume se sa do merrnin po te shkonin jashte?!

Jo me siguri nuk e di! Une e di qe shendetesia ka ende plot probleme per te zgjidhur dhe investime per te bere, po di edhe qe krahasuar me nga u nisem eshte dita me naten! 

Ti mos paç kurre nevoje per spital qe ta shohesh me syte e tu, se pertej atyre qe e njollosin bluzen e bardhe me sjellje korruptive, ka mijera e mijera gra e burra qe sherbejne e shpetojne jete, kurojne plage, sherojne njerez! Gezuar Bardhi, te kesh shendet e mbaresi me ke te do zemra”, shkruan kryeministri. (TemA)

23 komente në “REPLIKAT/ “Mjekët ikën në Gjermani, ndërtesat kanë ngelur”, Rama i kthehet qytetarit: Ti mos paç kurrë nevojë për spital, por ka mijëra gra e burra qe shërbejnë e shpëtojnë jetë”

  1. Zigur Qarri says:

    E masakruan drogaxhiun komentuesit,nuk di si ti mashtroje,se i ka dale boja.Tani pergjigjet si plakat koqja kandarit,qe para
    dy vitesh hiqej si cub,sepse renia e lire ka filluar qe kur perendimoret ja perplasen deren ne fytyre.Tani ja hap deren vetem
    Vllai serb.Edvin Escobar D’Rama dhe te gjith banda e “rilindjes”nuk ka nevoje per spiatlet shqiptare,sepse vizitohen jasht
    Shtetit me Leket e takspagueve shqiptare.

    1. Gureziu i Qarrit, Haleja e Vicidolit says:

      Gurezi Karriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii o materie e biodegraduar ne palce, o llum I llumit vicidolist. Edhe per Vit te ri duhet te durrojme eren e qelbur te diarese tende psiqike. Shporru o vemje e ndyre. U shterpezofte barku I nemur qe pjell gjallesa gurezinjsh.

  2. Kalec Dega says:

    Jeton tjetri ne bunker, ka ta dije si eshte realitti?

    1. Ed Paloqja says:

      Vetem ti e di realitetin o Kalec mortja. Kalec = Spiun I neveritshem.

    2. A says:

      O Kaleco, po ti sikur je ne Bronx. E di rrealitetin ?

  3. sapa says:

    A eshte ne gjendje te kuptoje ky njeri se cfare po ndodh ne shqiperi?jo vetem per njerezit thjeshte por edhe ata qe kane siguruar dicka nuk duan me te jetojne ne kete vend!ajo qe thote ky qytetari eshte realiteti shqiptar!

    1. Tan_Tironci says:

      Ke shume te drejte. Shqiperia nuk behet, kur ka njerez mosmirenjohes is Ju.

      1. Kujtimi says:

        Qofte e shpejte dita kur te kthehet Sala ne pushtet dhe te na kthehen prape ata qe iken nga Shqiperia

  4. Rebel says:

    Eh more i mjeri kryeminister,qe rron jashte realitetit!
    Ne populli nuk i matim gjerat ashtu si ty!
    Ne nuk i bejme krahasimet me me te keqen,por me me te miren!
    Ne se do shembuj,po te japim plot,qe ne kohen e diktatures mjeku,infermierja,mamia,dentisti etj ishin prane njerezve edhe ne fshatin me te larget!
    Ne nuk na duhet se sa i paguan ti mjeket,por duam qe shteti te na garantoje sherbimin mjekesor aty ku jemi!
    Ne se nuk te intereson ky shembull,se nuk ke kellqe ta arrish,po te sjell nje tjeter te kohes tende korruptive:
    -Kur e pranon edhe vete se jemi vend i varfer dhe se ke bere shume,me shume se te tjeret,a nuk na rrefen,se pse e ke dhene me koncesion sterilizimin e seteve kirurgjikale me nje cmim skandaloz,haptaz kriminal,prej 190 euro per set,kur kjo pune ne Gjermani kryhet per 0.8 euro per set?
    Mos valle Gjermania eshte shtet me i varfer se Shqiperia qe nuk ka para per t’u dhene hajduteve private dhe te korruptuarve te shtetit me keto lloj tenderash skandaloze?
    Ti je per ne BURG,o kryeminister mashtrues!

    1. Harvard says:

      Rebel, me vjen shume keq dhe ndjehem i revoltuar nga shembijt e mesiperm.
      =
      Ke treguar te verteten qe Rama nuk do popullin ta dij por edhe qe dihet ai nuk e shikon si skandal apo akt korruptiv dhe shuplake ndaj inteligjences shqiptare.
      =
      ja dhe nje shembull tjeter, pak si ndryshe…

      0zgjodhi sekretar hajdutin Ahmetaj per problemin e termetit)…mjaftom me kaq…por qe fajin akoma e ka”Saliu” qe vete Rama i ka premtuar pension te lumtur

    2. Ardit Metani says:

      Paska zbritur lukunia vicidoliste ne Tema. Blogu vjen era bajge e thartuar nga rebelet talebane, Harvardi of my ass dhe ndonje molusk I tipit Zigo Trahanaja. Ahahaha medet. Komentojne sikur I kane pasur spitalet si ato te Londres dhe Gjermanise para 2013 ku duhma e shurres perzihej me eren e pusetave kapakvjedhur qe vidhej per skrap nga shpellaret e Qoftelargut. Way to go zoterinj shpellare….

  5. Petrit says:

    Problemi ketu eshte se nuk mund te bejme dialog.
    Sepse ti i ke te gjitha ne dore.
    Te bën bllok ashtu siç me ke bere mua.
    Zgjedh te mos pergjigjesh e shume si keto.
    Por une personalisht ne veren e kaluar isha ne spitalin e Lezhes.
    Te them te drejten spitali ishte teper modern.
    Nga menyra e organizimit , nga ana logjistike dhe nga pastertia nuk kishte asnje dallim nga i njejti spital ne vitin ‘91 .
    Megjithate perderisa delet vazhdojne te te votojne ne kembim te nje thesi me miell keshtu do vazhdoje.

  6. KotherJa says:

    Tema qenka me pushime dhe nuk i fshin komentet anti-rame!!kujdes oreee se do u marr fuga ne tel dhebu pres kotheren!

  7. Albi Boston says:

    Paguhen me shume se jashte?!??

    Mashtrues, jetoj ne USA, dhe punoj ne Spital.
    Nje mjek normal, jo specialist e ka rrogen $250,000.00
    Me 5 vjet experience.
    Boll e genjyet popullin.

    1. Zigur Qarri says:

      Po ti Albi sa merr qe pastron bebelinat e te semureve aty ne Boston? Pa na thuaj te verteten o simboli I saj

    2. Xhaxhi says:

      Albi Boston.
      Duhet të jesh total idjot të krahasosh Shqipërinë me Amerikën.
      Ajo rroga vjetore që ti përmend është rroga bruto!
      Pastaj ç’është ky mjek normal, jo specialist? Çdo me thënë jo specialist? Të gjithë mjekët kanë një specializim, nuk ka mjek në Amerikë që të ushtroi profesionin pa qenë në specializim të paktën. Po si idjot që je, flet me bythe se tru ske.

  8. Feniks says:

    Per cfare mijra mjekesh derdellit o kryeminister i pa afte ,qe je fatkeqesia jone prej 7 vjetesh?
    Ti llogarit sa mjeke ke,por mua atje ne fshat nuk me sherben asnje mjek,se nuk kemi nje infermjere te na beje gjilperat,te na mjekoje ndonje plage te lehte etj sic kemi patur ne kohen e diktatures!
    T’i kemi dhene votat per te na sherbyer e jo te na futesh mbrockulla duke na treguar se sa mjeke ke apo se sa leke u jep atyre!
    Se po te jesh me kembe ne toke,ti duhet ta matesh punen e shendetesise vetem me efikasitetin e te gjithe sistemit ne sherbim te popullit!
    Statistikat mbaji per vete!
    Ti mund te justifikohesh,se kaq para ka shteti,por prap na mashtron!
    Se po te kishe pak para,ti kurre nuk do t’i privatizoje te gjitha sherbimet shendetesore duke shperdoruar miliona euro korruptive!
    Pse ne diktature keto sherbime i kryente shteti?
    Pse duhej privatizuar,ushqimi,larja e veshmbathjeve,carcafeve,pastrimi i ambienteve te brendeshme e mjedisit jashte,laboratoret,sterilizimi,check up ,etj kur keto fare mire e lehte mund t’i bente vete shteti vetem me nje drejtori ekonomike dhe me ato miliona euro te bliheshin aparatura moderne,te rriteshin 2-3 here rrogat e punonjesve te tyre e jo t’i jepeshin fitime kolosale privateve bashke me hajdutet e shendetesise?
    Por per kete nuk jep dot pergjigje ndryshe se ti e ke kthyer shtetin ne nje taksidar otoman qe vete nuk ben asnje pune,nile as kontrollon se cfare bejne e si sillen privatet!
    Dhe kulmi i korrupsionit kriminal eshte se disa koncesione si ky i sterilizimit apo check up-it ne se nuk realizhet fitimi i llogaritur,shteti duhet t’i paguaje diferencen e fitimit nga buxheti i shtetit!
    Kjo eshte kriminale qe as KLSH,as Avokati i Popullit nuk e verifikon dhe as prokuroria!
    Hapur grabiten miliona euro,me vule e me firme sikur te ishte shtet,shpella e Ali Babait me 40 hajdutet!
    Ne fakt shpella nuk ekziston,ndersa 40 hajdutet jane shtuar se jane bere 40 mije!

  9. Berti says:

    Zoti Edi Rama, kryeministri i vendit tim, ju marrte te keqen tufa e kalemxhijve qe sa here qe ju shkruani a flisni, sa here qe beni nje hap perpara me qeverine qe drejtoni, hidhen ne sulm si jeniceret e dikurshem e si neokomunistet e sotem. Shumica e popullit eshte me ju. Kete nuk e durojne dot kundershtaret tuaj.

    1. Zagora says:

      Berti,te keqen e mendjes prej tallashi si rilindas i rrjedhur!
      Me Ramen jane sot vetem militantet tru shplare,te punesuarit ne shtet e bashki dhe te gjithe ata qe kane pjerdhur nga trute nga pleqeria!
      Dikush nga keta rilindas mund te revoltohen nga cfare them une,por ketyre te pjerdhurve nga trute u them:
      -Juve qe mburreni ne jeni pasardhes te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,kur Rama nderoi vrasesin e deshmoreve,bashkepuntorin me pushtuesit dhe krye kuinslingun M.Frasheri duke ju hakerryer juve qe te ulni koken para vepres se ketij krimineli dhe JU E ULET KOKEN sikur te ishit pula deti,a nuk eshte nje TURP i madh dhe vrasje e dyte e ketyre deshmoreve?
      Ju jeni plehrat e ketij vendi se te djathtet e dime qe kane qene e do jene armiq te Shqiperise,por edhe ju nuk jeni me te mire nga ata!
      Prandaj Rama rri sot kryetar i PS dhe kryeminister!

    2. Adi says:

      Po per cfare suksesesh imagjinare je me me kete ndyresire mender kryeminister?! Se ju qelbesirat e paguara njesoj komentoni “kryeministri i vendit tim”, “vazhdo perpara”, “qente te lehin”, “mos degjo vicidolistet”, “kemi besim”, “je me popullin tend” e shume idiotesira te tilla pa asnje permbajtje! Po na rendisni pak “mrekullite” qe ka bere ky hajduti, drogaxhiu dhe i paafti?! Na bej nje liste me 5 – 10 gjera qe ka bere ne 6 vite e kusur qe ya dime

  10. Sheshi i Flamurit says:

    Kryeminister imoral-korruptiv-toksiko indipendent. Na thuaj sa vende bish ke ne urgjencen e spitalit te Vlores dhe te QSUT. Pse nuk mbushen keto vende, pse po ikin mjeket, pse po ikin inxhinieret, pse po ikin edhe ata qe jane ne shtrese te mesme, pse po iken pedagoget e Politkenikut?!
    Ikin jo per arsye ekonomike, ike se e ke shnderruar Shqiperine ne vend te padrejte, ne vend me administate te fortesh, ikin se duan dinjitet.

    Zoti te shpetofte!

  11. tironci says:

    Kaq shume besim ka ky tek mjeket shqiptare e tek mjekesia shqiptare sa edhe Neten me Linden i coi jashte kur paten nevojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje