Benzema-Real Madridi, merret vendimi i rëndësishëm për të ardhmen

2 Janar 2020, 10:22Sport TEMA

Sulmuesi francez i Real Madridit, Karim Benzema, do të rinovojë me skuadrën e bardhë deri në vitin 2022. Këtë e thotë gazeta “Marca”, në edicionin e saj dixhital.

Ajo raporton se “9” ka arritur një marrëveshje me klubin për ta zgjeruar marrëveshjen në fuqi me një një vit (ai kishte nënshkruar deri më 2021), në këmbim të përmirësimit të pagës së tij.

Duke pasur parasysh nivelin e mirë të sulmuesit, i cili sapo ka mbushur 32 vjeç, Real Madridi ka dashur ta shpërblejë atë, duke e ditur që francezi ka një moshë të rëndësishme.

Të dyja palët donin ta zgjasnin bashkëpunimin për sa kohë që performanca e lojtarit është pozitive.

Marrëveshja, megjithatë, nuk do të bëhet zyrtare deri në verën e ardhshme, pasi media e lartpërmendur siguron që marrëdhëniet midis klubit dhe lojtarit nuk mund të jenë më të mira.

Duhet të theksohet se Florentino Pérez ka qenë gjithmonë një mbrojtës i shkëlqyer i francezit. Ishte pikërisht ai, që e mori sulmuesin nga Olympique Lyon mbi dhjetë vite më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje