Nga Altin Vrapi
Projekti për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në mendimin tim është për t’u përshëndetur, jo vetëm për faktin se do të kemi një aeroport të dytë për fluturime ndërkombëtare që krijon më shumë mundësi për pasagjerët shqiptarë, por dhe si një mundësi e madhe zhvillimi. Për këtë arsye dua të parashtroj disa mendime që sipas meje duhet të merren në konsideratë gjatë zhvillimit të këtij projekti.
Industria e aviacionit në vendin tonë gjeneron nga 0,5 deri në 0,7% të “GDP”, ndërsa në vendet me një turizëm të zhvilluar kjo shifër është në vlerat 7%, ndërsa në disa vende ku transporti ajror zë një peshë akoma më të madhe, kjo shifër kap vlerën 15%. Pra shihet qartë që në fillim që ky projekt krijon një mundësi të madhe zhvillimi me impakt direkt në prodhimin e brendshëm.
Pavarësisht këtyre të dhënave premtuese, gjithsesi duhet të mbahen parasysh disa faktorë. Ndërsa turizmi si industri, e konsideron transportin ajror një komponente të tij, industria e aviacionit rrallë i referohet mundësisë së transportit vetëm për pushime (turizëm).
Studimi sasior i grupeve të interesuara për të pushuar në bregdetin e jugut, duke konsideruar atë pjesë që do të përdori Aeroportin e Vlorës duhet të bëhet sa më shpejt dhe duke marrë parasysh trendin disa vjeçar të pushuesve. Trendi botëror të ardhurve në vend nga të gjitha portat hyrëse lëviz nga 34-38%, pra studimi potencial mbi numrin e pasagjerëve që do të përdorin këtë aeroport duhet të bëhet mbi këtë fakt.
Mesatarja europiane e udhëtimit përmes transportit ajror është 2.5 udhëtime (vajtje – ardhje) për pasagjer, kurse në vendin tonë ky koeficient është 0,5, pra mundësia e rritjes është e madhe, por kjo është e lidhur shumë dhe me rritjen e të ardhurave personale dhe rritjen ekonomike të vendit.
Duke marrë në konsideratë që përbërja strukturore e pushuesve ka ndryshuar, e cila tashmë në kohët moderne, nuk është më “familja tip”, kërkohet që operatorët turistikë që do të përdorin aeroportin e Vlorës, t’i përpunojnë paketat turistike sipas nevojave individuale. Në këtë moment nuk mund të jemi të sigurtë se hoteleria jonë në segmentin Vlorë – Sarandë është e përgatitur për një gjë të tillë. Për këtë arsye është e nevojshme përgatitja dhe informimi paraprak përmes sondazheve të kryera nga strukturat menaxhuese të turizmit.
Fakte shumë interesante tregojnë se deri në fund të viteve ’60 shumica e anglezëve i kryenin pushimet në bregdetin anglez, derisa “zbuluan” Spanjën si destinacion turistik. Këtë destinacion ata e “mbipopulluan” deri në fund të viteve 70-80, kohë kur ata u bënë të interesuar për destinacione më ekzotike në Afrikë apo Azi. Ky fakt duhet të na bëjë të mendojmë se duke e paraqitur bregdetin e jugut si një destinacion ekzotik të pazbuluar, mund të kemi një rritje në numrin e turistëve në terma afatshkurtër, por mund të humbasim në terma afatgjatë, ç’ka do të kishte ndikim direkt për operimet nga Aeroporti i Vlorës.
Çështjet e mjedisit duhet të adresohen me kujdes duke patur mirë parasysh vendin ku do të ndërtohet Aeroporti i Vlorës, duke marrë në konsideratë rrezikun qe mund të shkaktohet në operimet e avionëve nga prania e madhe e zogjve në këtë zonë, por dhe duke marrë në konsideratë ndotjen mjedisore, e cila mund të dëmtojë faunën, por dhe mikroklimën e kësaj zone.
Duke marrë parasysh përvojën me Kontratën koncesionare të Aeroportit Nënë Tereza në Rinas, do të sugjeroja me forcë pjesëmarrjen e biznesmenëve shqiptarë në këtë sipërmarrje. Qeveria shqiptare duhet ta vërë si kusht për partneritet në përgatitjen e termave të referencës, por dhe duhet të mbështesë me iniciativa do grup partneriteti që do të përfshinte si partner me pjesëmarrje të rëndësishme (mendimi im mbi 30%), sipërmarrës shqiptarë.
Së fundi do të thoja se përdorimi i Aeroportit të Vlorës më së shumti për qëllime turistike, do të kërkojë në përgjithësi fluturime te tipit “point to point”, ç’ka do të rriste mundësinë për fluturime dhe nga ato aeroporte dytësore të pa menduara më parë, duke pasur kështu një fluks të konsiderueshëm të pasagjerëve nga shumë pika. Kjo do të krijonte gjithashtu mundësinë për zhvillimin e turizmit dhe infarstrukturës përkatëse përreth aeroportit. Gjithashtu ky zhvillim do të sillte dhe rritjen e çmimit të pronave të paluajtshme në këtë zonë dhe gjenerim më të madh të të ardhurave.
*Inxhinier
Ik o Altin futi nje vrap se s’na the gje. Aq leke sa do beje aeroporti, Akernia i ben me domate. Na ka zene nje megalomani e papare, me keq se ne kohen kur ishim “fanar ndricues”. Vlora s’ka nje traget per te qene, keta leshohen e bejne “havaliman” te madh e “te papare”. Sa per transport ajror per turizem, nje zone si e Vlores ka nevoje vetem per nje “landing strip” per avionet charter me dy kioska per doganen e kufirin.
Te tjerat jane para te hedhura kot. Do mbetet varr i hapur si TEC-i.
Vlora ka nevoje per kanalizime, sistemime ujrash te bardha e te zeza, rindertimin e krejt sistemit te ujit te pijshem. Po keto nuk jane “madheshtore” dhe nuk duken bukur ne Autocad.
E gjithe ultesira e Vlores, nga Skela e deri ne derdhje te Vjoses do studim hidrologjik nga njerez me ment, punime civile per mbrojtjen e qytetit dhe habitatit ekologjik. Aty duhet zhvilluar bujqesia, vreshtaria e rritja e peshkut me metoda te kohes qe mbrojne habitatin natyral, pa bere “shkripezime” si te kohes se merhumit.
Bravo Altin Vrapi, nje studim analitik qe vjen nga pervoja tende ne pjesemarjen per aeroportin Nena Tereze. Artikull i shkelqyer me shume vlera kush do qe ta kuptoje. Mund te ftosh ne kete sipermarje dhe njerez qe meren me operimet aeroportuale se na mbyten specialiste jashte fushes. Te mesoje dhe Krislen Keri nga ty. Apo nuk kane nevoje per specialiste?
Duhet tuajtur natura edhe bregdeti nga betonizimi ne qofte se doni turizm fitimpruese : merni shembull ne korsiken edhe pellumbagjia ku nuk ka asgje po ku turisten vershojne , edhe pse duhet gati gjysme ore rruge ne kemb me mbrin detin , se natura eshte e paprekur pos nje restaurant sa per nevojat per me pi e me hanger!
Një port-ajror. Brenda kësaj fjale kemi “ajër” dhe “port”. Ajri përfaqëson rrugën ajrore, porti paraqet zbarkimin dhe futjen në det. Si ekspert me përvojë në infrastrukturën e transportit, mendoj se do të kemi vetëm “ajrin” në rastin e Vlorës për arsye teknike dhe ekonomike. Aeroporti më i afërt për në Rinas duhet të jetë të paktën jashtë rreze 200 km në rastin e një aeroporti të vogël. A kemi një vend të tillë? Po, ndoshta shumë në jug të Shqipërisë, në kufirin Grek. Kjo është e nevojshme si një port ulje emergjente (alternative) edhe për Korfuzin.
Këto janë fjalët kryesore dhe shkencore. Pjesa tjetër është një përrallë dhe ëndërr! Ndalesa e plotë këtu!
O Altin, me sa di une ti je nje inxhinier qe pretendon se mer vesh nga motorat e avionave dhe mbase ashtu je. Po nga aeroportet nga mer vesh o njerî? Apo shqiperi hesapi meqe punon ne aviacion i di te gjitha. Po na le dhe ne inxhinieret e fushes te kontribojme. Jo per noi send por kur flet ti ne duhet te heshtim. Dhe une kam ekperience ne aeroporte po nuk flas brockulla te pergjithshme.
undefined
Deri sa te jene ne pushtet PS e PD ska diqka konkrete dhe diqka te mie per Shqipnine !! Adhja ne pushtet e rinise me vyrtyte e me ide te reja do te bejne qe shqipnija te ece perpara .Ku eshte eshte Aeroporti i Kuksit qe po flen ne gjumin dimerore qe sa e sa vite …
Altin je shume i sakte ne asyetimin tend po kush te degjon ty pa mire e ke ti
Nuk di per aeroportin. Po shfrytezimi I ishullit te Sazanit mund te jete aktual dhe shume fitimprures per vloren.