FOTOT/ Lidhja intime me Flor Mumajesin dhe flirtet e Romeos me Xheisarën: Hakmarrja e Jonida Maliqit pas tradhtisë, ja si i dha duart romancës pasionante me aktorin shumë vite më të ri

15 Janar 2020, 15:13Lifestyle TEMA

E cilësuar si ikona e modës, Jonida Maliqi ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për stilin e saj, talentin në muzikë, por edhe për lidhjet dhe ndarjet e saj të vrullshme.

Ishte i bujshëm lajmi që u shpërnda me shpejtësi tre vjet më parë, për ndarjen e Jonida Maliqit me ish-bashkëshortin e saj  biznesmen, Gent Prizreni, me të cilin kishte 17 vjet martesë.

Gjithmonë e treguar hermetike për jetën e saj private, këngëtarja zgjodhi të ishte transparente, duke pranuar hapur se marrëdhënia e saj prej rreth dy dekadash me Gent Prizrenin kishte marrë fund. E vendosur për të mos dhënë shumë detaje në lidhje me arsyet e ndarjes, Jonida Maliqi vendosi të ishte e bindur deri në fund: “Jeta ime personale më përket vetëm mua”.

Por, pas divorcit nga ish-bashkëshorti i saj, zërat në media kishin filluar të përflitnin për nisjen e një romance të këngëtares, me një ndër binjakët e Al Pazar, Romeo Veshajn. Për një kohë të gjatë çifti vendosën të qëndrojnë në hije, duke mos u shfaqur publikisht, deri në momentin që videoja e bujshme e puthjes pasionante në pishinat e një resorti luksoz në Turqi morën dhenë.

Përqafuar me Romeo Veshajn, dhe puthje në pishina, tashmë Jonida Maliqi nuk e mohonte dot lidhjen e saj të re me aktorin e humorit dhe gjithçka e dyshimtë u konfirmua pas videos që u shpërnda në rrjete sociale nga MCN Radio Albania.

Pas kësaj, çifti filluan të ishin më transparent me publikun, duke mos u munduar të fshihnin çdo detaj. Komentet në fotot e njëri-tjetrit, me emoji zemrash dhe dedikimet publike, treguan qartë se tashmë ata e kishin pranuar faktin që lidhja e tyre nuk ishte më e fshehtë.

Madje Jonida dhe Romeo vendosën që të gdhendin historinë e tyrë të dashurisë në trup, duke bërë një tatuazh të përbashkët, të cilin e postuan në rrjete sociale.

Më pas, Jonida Maliqi ishte e ftuar speciale në emisonin e drejtuar nga Bora Zemani dhe vëllezërit Veshaj, duke treguar qartë në emision lidhjen intime me Romeon.

Kjo lidhje solli dhe një miqësi të ngushtë me Bora Zemanin, e cila është e dashura e vëllait binjak të Romeo Veshajt, Donald Veshajt. Këngëtarja dhe moderatorja u bënë të pandara me njëra-tjetrën, shkëmbenin veshjet, dhe nuk mungonin as daljet e përbashkëta me binjakët Veshaj.

Por, ashtu siç nisi, e vrullshme dhe pasionante, ashtu edhe përfundoi. Ishte vetë Jonida Maliqi ajo që deklaroi hapur, se ishte një femër beqare, nga ana tjetër, Romeo me shpejtësi vendosi të hakmerrej, duke fshirë kujtimin më të bukur që e lidhte me këngëtaren, tatuazhin e tij të përbashkët.

Tashmë të ndarë, pa dhënë arsye dhe shpjegime për përfundimin e romancës që u duk e zjarrtë, në median rozë, qarkullojnë dy lajme që aludojnë për arsyet që çuan në ndarjen e çifti Jonida-Romeo.

Dy arsyet                                                              Një video intime që qarkulloi me shpejtësi në rrjet, pjesë e së cilës ishin dy personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi, u bë shkas që të përflitej për një romancë të kaluar të dy këngëtarëve.

Ishte Panorama.com.al media që publikoi një video ku këngëtarja Jonida Maliqi dhe kantautori Flori Mumajesi shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Madje në një moment të videos, këngëtarja kap nga të pasmet kolegun e saj dhe e shtrëngon.

Këto pamje u morën më pas dhe u publikuan nga shumë media të tjera, por vetë Panorama, e fshiu bashkë me lajmin. Sipas medias në fjalë, videoja është filmuar në Paris dhe dyshja kanë patur një lidhje të fshehtë me njëri-tjetrin.

“Jam femër me moral”,– shprehej Jonida Maliqi lidhur me video që qarkulloi përkrah Flori Mumajesit, ndërsa nuk e pranoi të ketë pasur një lidhje me këngëtarin.

Citimi i plotë

“Dua të jem e drejtpërdrejtë ashtu siç kam qenë gjithmonë. Cdo njeri ka njerëzit që e duan dhe ata që nuk e simpatizojnë, qoftë edhe nga ekrani kur nuk e njohin dikë. Mëgjithatë ajo që mua më vjen keq është që ne po kultivojmë gjëra aspak të moralshme e njerëzore, kalojmë edhe limitet e privatësisë dhe për këtë e ka fajin media. Duhet të dijnë të bëjnë një baraspeshë me individin, karrierën, personalen, atë që përfaqëson. Megjithatë, nuk do doja të zija asnjë emër, unë jam një femër beqare, kur dua dua fort dhe nuk kam turp ta shfaq atë, jam një femër që kam moral. Ndaj vendos shumë herë të iki nga ky vend, sepse këtu të mungon qetësia e privatësia, njerëzit xhirojnë me telefon e i dërgojnë nëpër redaksi. Nuk e kuptoj çfarë ka të jashtëzakonshme, por këta individë nuk marrin as para, thjesht mbushin shpirtin e tyre bosh. Ajo që më vret, janë njerëzit e sëmurë që arkivojnë gjëra dhe i përdorin në momentin më kulminant të karrierës sime. Zoti ua ktheftë, kaq!” shprehet Jonida Maliqi në “Rreze Dielli”,”- është shprehur Jonida për Report TV.

2.Xheisara, këngëtarja që u përfol si vajza që u fut mes Romeos dhe Jonida Maliqin, duke ngacmuar aktorin në fjalë, është arsyeja e dytë që përflitet të jetë bërë mollë sherri për vendimin përfundimtar të ndarjes për çiftin. U eleminua nga kënga magjike, sepse Jonida Maliqi veendosi të shtypte butonin e kuq, por Xheisara Frisku nuk e la me kaq. E ftuar në ThumbOn, ajo foli për një arsye që kishte bërë, që Jonida Maliqi të hakmerrej me të, dhe ai ishte Romeo.

Citimi i plotë

“Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto, s’jam kështu goce. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua. Kam tre vite që këndoj në një nga lokalet më të mira në Tiranë dhe pranë një ndër divave të Shqipërisë, Aurel Gaçe. Për aq kohë sa jam e përzgjedhura e Aurela Gaçes unë kam gjithë botën. Nëse ka një njeri që i përulem është Aurela Gaçe.

Nëse ajo do të ma jepte këtë verdikt nuk do të isha mërzitur fare. Unë nuk fus miq. Nuk jam tip lëpirës. Vetëm nga fakti që unë marr pjesë në një kompeticion unë dua të ta vërtetoj ty që këtë pjesëmarrje e kam timen dhe do ta marr me drejtësinë time. Nuk mund të vi të lëpihem ty se je juria. Unë nuk e kam bërë dhe personalisht unë nuk kalova,”– u shpreh Frisku ndër të tjera.

Por, nuk mjaftoi me aq! E ftuar në “Semafor Show”, Xheisara hodhi ‘bombën’, duke lënë të dyshohej se Romeo mund të ketë nisur vetë flirtet dhe tradhtinë ndaj Jonida Maliqit.

“Ja kisha ngacmuar Romeon?! Po ndoshta dhe ja kam ngacmuar, nuk kam dashur. Por ndoshta më ka ngacmuar dhe Romeo mua. Është bërë shumë serioze kjo pjesa e Romeos ë,”- tha Xheisara në Semafor Show.

Megjithatë, arsyet më lart, mbeten thjesht aludime, bazuar në zërat që qarkullojnë së fundmi në median rozë. Nëse janë këto dy veprimet që sollën ndarjen e çiftit Jonida-Romeo, apo ekziston diçka tjetër, kjo mbetet për t’u vërtetuar në vazhdim.(dosja.al)

11 komente në “FOTOT/ Lidhja intime me Flor Mumajesin dhe flirtet e Romeos me Xheisarën: Hakmarrja e Jonida Maliqit pas tradhtisë, ja si i dha duart romancës pasionante me aktorin shumë vite më të ri”

  1. ana says:

    E ku eshte lajmi ketu?

  2. dhe kto i mungonin shqiptarit .
    Lajme nga pallimet e Fisit Tallava hahaha .

    nga Diletant rrugesh ,pa brek ne byth u zhvilluan ne Fillestare te avancuar ,
    e me vone U kalua ne Shkallen e Tallavas ku nuk mungoj ti ngjitej pas trapi dekorata “VIP ”
    kulmi cfar qelbje breda atij Kazani

  3. Tajson Xhejms says:

    Xheisara, Brunsailaiulda, Xhesikilida, Marsimatirisara, Treisilora, dhe Nexhmie

  4. Mandi says:

    Bitches stories, all them together, even the twin brothers. E shqiperuar thuhet pune korrakesh.

  5. bledi says:

    Po kesaj po i iken morali avash avash
    Se paska kuptuar qe po ta futi Genti ne goje Romeo ne miter dhe Flori ne ulluk nuk te lene vend shume per moral
    Te pakten ishalla i shpeton virgjeria tek veshi
    Avash avash si puna e atij qe heren e pare e beri me dhune te dyten pa shume qejf dhe pastaj shkoi te pyeste a behej pederast me 3 here
    Moral moral sa me shume moral
    Çfare karakteri heroine malesh
    Duhet hequr dore nga tatuazhet me emrin e dashnorit se behezh si Yakuzat dhe nuk keshillohet shume boja ne lekure

  6. Edlira says:

    Histori ordinere…
    arsye bajate…
    Popull i lodhur nga lajme mediokre

  7. Sebast says:

    pun kurvash pun kalamojsh, kujt po i ha trapi, un po ja zhys njones, keta thojn u nda ai nga kjo dhe ajo nga ky, ikni mer budallenj na leni rehat me q…

  8. Qinan Qirjako Qirko says:

    Sa shum “zhvillim dhe perparim” qe kem bo ne shqiptart mer;!
    I kan hy shqiptareshat hajdarit
    Sikurse qeleshja,katunarit.
    Por edhe shqiptarinjt i kan hy revanis
    Porsi trari qe i hy çatis.
    Fest e modhe ne pazar
    Revani edhe hajdar.

  9. Labi says:

    Mos e vrisni mendjen ne jemi popull trim patriot dhe i ndershem,nje bie qindra ngrihen, keto gjera do behen normale dhe pak,a nuk e shikoni jane mbushur ekranet me fshatare,na doli Skrapari sa Skocia,lum Shqipria qe i ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje