Edi Rama po shërben si një “valvul” shkarkimi e krizës së ideve e kauzave politike, si dhe të medias në Kosovë e Shqipëri.
Ka një nxitim për të kapur çdo detaj të lëvizjeve të kryeministrit shqiptar, çdo deklaratë apo veprim, duke e kthyer në një “target” sulmesh të njerëzve të gjithfarllojshëm, që nga politikanë të dështuar e deri tek analistë shumëpërdorimsh që paguhen skutave për këtë shërbim.
Rasti më i fundit që ka shkaktuar një debat të ricikluar ka qënë publikimi i padisë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndaj kryeministrit të larguar të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në krye të herës në Kosovë janë kujdesur shumë që lajmin ta botonin me burime pikërisht në ditën e përvjetorit të masakrës serbe të Raçakut, pavarësisht se padia kishte kohë më parë që ishte depozituar në gjykatën e Kosovës.
Për t’i dhënë më shumë efekt akuzave ndaj Ramës si tradhëtar dhe me mendimin e hershëm se shqiptarët kanë një kujtesë aq të dobët historike, sa të harrojnë dhe dosjen e kopsitur me akuza serbe nga Argita Berisha dhe Lulzim Basha që para 16 vitesh u dërgua në Hagë gjë që solli “parakalimin” në Tribunal të komandantëve të UÇK, mes të cilëve dhe Ramush Haradinajn për krime lufte, filluan sulmin pikërisht në përvjetorin e masakrës së Raçakut.
Madje u “harrua” dhe takimi shumë i “frytshëm” i vitit 1994 i ish ish presidentit Sali Berisha me ish kryeministrin malazias Momir Bulatoviç, krahut të djathtë të Sllobodan Milosheviçit për thyerjen e embargos së OKB dhe furnizimin me naftë të makinës ushtarake serbe.
Pa i lënë radhë njëri tjetrit, në të dy anët e kufirit, në këtë “kryqëzim” të kryeministrit shqiptar u radhitën politikanë të niveleve të larta dhe analistë gjithfarlloji, duke dhënë leksione patriotizmi.
Emëruesi i përbashkët i gjithë akuzave ndaj Ramës ishte fakti se Ramush Haradinaj ka qënë komandant i lavdishëm i UÇK, ka dhënë jetë nga familja e tij për çlirimin e Kosovës dhe nuk mund të paditet për një gjë kaq të “vogël”, siç është akuza se kryeministri shqiptar ka tradhëtuar Kosovën, ka qënë pjesë e skenarit për ndarjen e Kosovës me Vuçiçin dhe Thaçin.
Haradinaj nuk e bëri vetëm një herë deklaratë të tillë, e përsëriti disa herë, duke treguar se kishte një qëndrim të konsoliduar, duke besuar të gjitha ato që thoshte vetë.
Hashim Thaçi nuk dërgoi padi në organet e ligjit në Kosovë, mbase e njeh më mirë Haradinaj dhe e ka kaluar me një deklaratë nëpër dhëmbë se “Ramushi kaq mend ka dhe kaq thotë”.
Ndërsa Rama e çoi direkt para drejtësisë së Kosovës për ta sqaruar njëherë e mirë se kush ka të drejtë. Nuk besojmë se dhe drejtësinë në Kosovë e ka kapur kryeministri i Shqipërisë, dhe besojmë se do të jepet një vendim i drejtë. Ndryshe Petrit Vasili duhet shpallur hero kombëtar.
Për t’u kthyer tek Ramush Haradinaj, e vërteta është se ai ka qënë një ndër komandantët e UÇK, shumë më pak i njohur në atë kohë se Hashim Thaçi, Sulejman Selimi(Sulltani), Jakup Krasniqi apo komandantë të tjerë të rënë për liri apo të gjallë.
Ka luftuar dhe mirë ka bërë, por ama nuk ka bërë “vezën e kuqe” që t’i falet çdo deklaratë e pamatur, madje dhe e pabazuar në prova fakte që ndyen shqiptarët këndej dhe andej kufirit.
Në fund të fundit Edi Rama është kryeministri i Shqipërisë, që qeveris vendin për një mandat të dytë dhe nuk po hyjmë më tej në deklaratat që ka bërë në mes të Beogradit për pavarësinë e Kosovës dhe gjëra të tjera, që i ka shpjeguar vetë dhe të tjerët më herët.
Haradinaj ish luftëtar, 21 vite pa përfundimit të luftës, pasi ka provuar dy herë postin e kryeministrit, pasi ka tentuar të bëhet politikan në krye të AAK, pasi ka penguar për shumë kohë demarkacionin me Malin e Zi, pasi ka bërë udhëtime dhe akomodime luksoze në hotelet më të shtrenjta të Europës dhe pasi ka thyer rekordin e qeverisë më të madhe në botë, me 90 zv.ministra, pa llogaritur këshilltarët e shumtë me në krye Halil Matoshin, nuk mund të ketë “kartabiankë” që në emër të gjakut të derdhur të thotë dhe të bëjë ç’të dojë.
Periudha e tribalizmit ka kaluar, tashmë ka institucione ligjore ku mund të drejtohesh për të gjetur të drejtën, pas peshimit të gjërave.
Ramushit nën “mburojën” e të qenit ish luftëtar për çlirimit të Kosovës dhe gjakut të derdhur nga familja e tij mund t’i shkrepet të thotë dhe të bëjë gjithçka me argumentin se “i lejohet”, por liria e tij përfundon aty ku preket liria e tjetrit.
Nuk besojmë se ata që e mbrojnë në Shqipëri për interesat e tyre politike dhe në Kosovë po për zhurmimin e krizës politike, pajtohen me faktin që “budallait i duhet lëshuar rrugë”. As Ramushi nuk e meriton këtë, sepse është një ndër figurat kryesore politike të Kosovës.
Por mitizimi i tij nga opozita në Shqipëri dhe kundërshtarët e Ramës në Kosovë na kujton një periudhë jo fort të largët në të dy anët e kufirit, atë të regjimin komunist dhe mitizimin e Enver Hoxhës dhe Josip Broz Titos.
Që me ardhjen në pushtet të komunistëve me gjithë masakrat që bëri në popullatat respektive, ku kundërshtarët politike përfunduan burgjeve të diktaturës, justifikimi ishte gati: Kanë bërë luftën Enveri dhe Tito dhe fituesi nuk gjykohet çfarëdo që të bëjë. Kjo solli diktaturën më të egër në Shqipëri dhe krijimin e kultit të individit të Enver Hoxhës, e personifikuar në thënien e Shefqet Peçit se “Enver Hoxha ka bërë luftën, është hero i antifashizmit, dhe i pret shpata në të gjitha krahët”.
Historia e mëtejshme është provuar në kurriz nga shqiptarët. Po ashtu dhe nga shqiptarët e Kosovës që provuan nën qeverisjen e Titos spastrimet që nga masakrat e Rankoviçit e deri tek mbetja e fundit Sllobodan Milosheviçi.
Prandaj i duhet dhënë fund mitizimit të liderëve politikë për nevojat politike të çastit, pasi mund të nxisin “genin” liderëve të fortë, gati janë, që mund të sjellin pasoja fatale për të dy vendet.
Duhet lënë drejtësia të thotë fjalën e vet, të gjithë të tjerët duhet të heshtin. “Pagesat” janë bërë tashmë në “Sheraton” dhe Prishtinë për shërbimin, të ruajnë “forcat” për ndonjë rast tjetër.
Ju garantojmë se Rama shumë shpejt do t’ua japë këtë kënaqësi, sepse është politikan ndryshe./M.Nikaj
Amerikanet luftetaret me te medhenj pasi kthehen nga luftrat i cojne per trajtim psikollogjik jo ti bejn kryeministra sepse detyrimisht ata do hakmerren dhe kur se bejne dote me armikun i ze gjaku dhe terbohen shikojne armiq e tradhetare kudo. Merkeli dhe Ram, ShBA NATO te gjith tradhetare sepse thane hiqe taksen qe te integrohesh te behesh njeri, luften e fitove por tani ke luften me te madhe ate me veten qe te behesh njeri OJ KOSOVE NUK ESHTE RAMUSHI LIDER POLITIK, BEJNI LIDER USHTARAK.
Nese te jeshe demagog eshte vlere,atehere Kryeministri shqiptare ka vlera.Mbasi hengri mut duke ngopur edhe militantet debila
te PS-s,me padine ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede,tregoi qe nuk eshte ngopur akoma,dhe nuk rri dot pa henger.
Edvin Escobar D’Rama “rilindas”,jo”kartabiankë” për gjithçka,per vjedhjen e Shtetit,degradimin moral…..
Paditja per supermashtruesin D’Rama eshte nje lloj sulmi jo per te fituar,por per te marre barazimin.
E reja qe solli Edvin D’Rama ne politiken shqiptare,eshte shkerdhatizmi,si ideologji e neorilindasve.
Te pastrosh apo te justifikosh peversin D’Rama,eshte si te lash mutin me shurre.
Duhet te jeshe i semure menderisht si vete Kryeministri,te mbrosh kriminelat,Deputet dhe Kryetret e Bashkive,edhe kur eshte
provuar se jan te tille.Garda pretoriane e “rilindjes” zgjedhur personalisht nga drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama:Fatos Tushe,
Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,
Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian
Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,
Agim Kajmaku, Mark Babani,Edvin D’Rama,Erion Caligula……
nje si puna tende qe ske kulture mund te flase brockulla te tilla.
Mero, perse lejon paçavure qe shkruajne ne gazeten tende? Kaq poshte ke rene per kiklime e per leke dhe po humbet ate qe eshte me e shtrenjete ne jete.
Mos lejo keta palo njerez te ndyjne gazeten.
“Hënkshin kokat e njëri-tjetrit,e mos u n’gopshin duke hëngër kokat e njëri-tjetrit”,tha skizofreni Edvin Escobar D’Rama!
Ekziston ne ndonje vend tjeter te Botes, nje Kryeminister psikopat dhe drogaxhi qe flet si nje brgaxhi?
13.11.2018 Ne minuten 2:15
https://www.youtube.com/watch?v=ZFXs7dp2QQo
Debil je ti o Zigur Qari,
Zigur je tepër i saktë për sa shkruan. .mos e rruaj trapin që të shajnë këta militantët sepse këta nuk kanë kthim mbrapa janë të destinuar të zhyten së bashku me anijen e piktorit që po fut ujë nga të gjitha anët. .
Zigur harrove njërin. .më të “bukurin”që edi rama ua bëri dhuratë shqiptarëve. .pra ilir koklopa ose like floriri siç e quan populli..pra mendoni se edi Rama është një skizofren që hajdutin e bëri predident? në asnjë mënyrë jo. .mori urdhër nga shefat e Athinës dhe zgjodhi metën pasi ky nuk gjen kurkund aleatë vetëm tek asfalia greke. .
Jo jo,Ilir Koklopen nuk e kam harruar,por ai nuk eshte ushtar i Edvin Escobar D’Rames,por aleat,aleat qe po bën katarsis.
Pendimi pranohet nese pranon mëkatet dhe ndryshon per te mirë.D’Rama nuk bën perpjekje te ndryshoje,ndjehet ne
te drejte ashtu si inkuizitoret e diktatures,qe nuk treguan pendese(humanizem) edhe ne prag te vdekjes.
Ilir Meta qe”nuk ka gabuar kurrë” ,eshte perdorur jo më kot si tabele qitje nga neorilindasit dhe drogaxhiu i tyre,kohet e fundit.
“”””“Ilir Meta nuk ka bërë asnjë gabim deri më sot. Nuk është se kemi shumë komunikim,po ka pak rëndësi. Ajo që unë vlerësoj
është pozicioni që ai mban. Nëse nuk do ishte Meta, po një person që s’do kishte bagazh nga e shkuara do ishte shume keq.
Është presidenti më i mirë që kemi pas deri më sot, nuk ka gabuar kurrë.”””””Kryeministri Edvin Rama.
Kalofsh mire.
Mos shkruaj budallalleqe dhe gjate se nuk te lexon njeri o i mjere qe paske humbur rrugen.
Mos u beni humore me ka luftuar ky rambush karabushi me serbin ? . Eshte e vertet ne kosove nuk ka heronje dhe heronjte duhen krijuar por jo rambushin ju lutem gjeni nje tjeter .
Nje gabim ka edi rama dhe nuk i falet ndoshta nga qe nuk i njeh koqevaret duhet mis te meret me ata dhe duhet te mbylli kufirin
Po ky i joni si para lufte si pas ……..
Do ti propozoja berat budallës që të mos i mërzitet rramushi ti bëj një gojore të shpejt.
O pushtat e kuq o plehra fara ma e keqe e njerzimit qe mbani ala ate vend te pushtuar prej tumorit te kuq nga 1945 e deri me tash 2020 po tash po doni edhe kosoven me e bo te kuqe si vet shqipen nuk ju del ai vend po doni me u zgjerua akoma kosova duhet me e nxjer ate sharlatan edi baxhella rama nongrada edhe krejt politikanet shqiptar kelyshet e kuq nga sali udb berisha nano ruci meta basha krejt kta pisa nongrada bashke me shpk e tyre kosova duhet me shkue drejt bashkimit europian edhe usa asht partneri me i madh i saj qe duhet me degjue sa per vucic ai asht nje klloun i miloshevicit asgja ma shum nuk ka qka bon ai kosoves rramushi asht djale kosove e hero i saj duhet nderue mase ka ardh koha me u terhek prej politike e te lej gheneraten e re qe ka stjudue neper havard kjo do ishte realisht mire per kosoven edhe larg hahjnave te shqipes ushtar te beogradit me mven keq per thacin qe ka ra posht meret me xhorxh soros edhe ramen vegla te udb hajde tung shqipe rrofte demokracia reale ne eu e usa
Mire ja kane bo Edi Rames. Meret me nje budall dhe te pa tru.
Budalla aq din,aq thote e aq ban. Hapi udhe…
O ju te Temes, thuajini Rames qe nuk ka vendim gjykate qe te heq njollen e tradhetise, se ka nje gjykate me te madhe se cdo gjykate, ajo eshte gjykata e historise dhe e memories se popullit. Te fala cojini Shurrelsit..
Eshte e vertete kjo qe shkruani.Ramushi kontribuoi aq sa dinte dhe aq sa kishte mundesi por qe te dale vend e pavend sikur e tepron.Tani ne paqe cfare qe ne gjendje te beje per Kosoven e dine shqiptaret qe jetojne atjePo edhe te kesh mik Liken sikur i hedh poshte te gjitha ato proklamacionet si atdhetar.
Rama ben mire qe padit Haradinaj ne gjykate. Sepse keshtu I do gomari drute – thone andej nga jugu. Pasi Edi Rames, pervec qeverisjes, I ka ra ne pjese te merret edhe me edukimin e politikaneve koketrashe, ketej e andej kufirit. Ky rast do jete nje mesim I mire per Haradinaj dhe politikanet e tjere, me deklaratat e tij te papergjegjeshme, qe te mos flasim kuturu por me fakte dhe brena korrnizes morale e ligjore. Keshtu I do gomari drut.
or zoti militant. .Rama përpara se të vinte në pushtet e akuzonte saliun për kriminel dhe e kërcënonte me burg. ..tani qe ka pushtetin e quani plak të çmëndur sikurse ju të gjithë militantët që i shkonin nga mbrapa ramës akuzoni të tjerët si budallenjë të çmëndur, kolaboracionist,të paditur. ..etj etj..pra pyetja ime është përse edi rama nuk bëri një padi për sali berishën sepse kishte edhe fakte..??
boll se u lodhëm. .edi rama është një sharlatan dështak figurë e konsumuar dhe e shtrydhur si limoni nga asfalia greke. .ky shoku i mësipërm ‘rripit ipi’ e ka thënë shumë bukur. .
Nje shkrime I shkelqyer,plote argumente .Ju lumte
Nje shkrime I shkelqyer,plot arguments.Te lumte!
Koment i shkelqyer dhe me arguments.
Koment I shkelqyer.
Mas ja qini nenen tani se taksa nuknduhet hequr. Per te tjerat hajt, por kur flet per trajtimin mbas lufte te ushtareve i bie te mos kemi asnje lider politik. Hashim Thaçi ka detyrimin te sqaroje opinionin publik. Cfare eshte konkretisht korigjimi i kufijve!!!
O Zigur …Je i semure!