Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi i ka kujtuar Nard Ndokës se i ka shkuar në zyrën dhe i ka kërkuar që të bëhet kryetar i Partisë Demokristiane.
Kujtim Gjuzi: Nard po ta kujtoj në Tiranë 7888 vota Kujtim Gjuzi në krye të demokristianëve, 3 anëtarë të këshillit bashkiak. A janë votat time këto? Sa ke anëtarë të këshillit bashkia sot ti? Zero i ke ti
Nard Ndoka: Ke qenë me Partinë Demokristiane
Kujtim Gjuzi: Kam qenë dhe e kam për nder që kam qene pranë teje dhe në zyrat e mija ke thënë dua të bëhem kryetar dhe të kam thënë të takon me shumë se cdokush tjetër.
Nard Ndoka: Ku ke pas zyra ti.
Kujtim Gjuzi: E di ti, në katë të dytë kur ke ardhur. Pastaj ke kopjuar portretin e Gjergj Kastriotit për të bërë Lidhjen e Lezhës.
Gjuzi pastaj është përfshirë në debat me gazetarin Bledian Koka.
Kujtim Gjuzi: Opozita jashtë parlamentare ka dy ditë që rri me krimin e Damian Gjiknurit që ka thënë vetë, që ka vjedhur.
Bledian Koka: Ndërkohë opozita parlamentare, pjesë e të cilës jeni ju ka disa muaj që jenë partnerë dhe bashkëvotues me zotin Gjiknuri.
Kujtim Gjuzi: Edi Rama ka ndaluar dosjen e aferës në Londër. Pse nuk është dhënë llogari për 4 të vrarët në Bulevard, pse është vonuar reforma në drejtësi. Opozita e vërtetë me cadrën e lirisë detyroi Ramën…
Bledian Koka: Ki durimin ta mbaroj mendimin tim
Kujtim Gjuzi: Nuk ka shans të dashurohet me Edi Ramën, që për 6 vite e gjysmë ka larguar nga Shqipëria 330 mijë qytetarë
Bledian Koka: Dashnoret e Edi Ramës janë ata që i shkuan dhe ju futën në prehër pasi opozita e vërtetë doli në rrugë. Janë ata që janë në parlament sot. Ju jeni dashnoret e Edi Ramës.
Kujtim Gjuzi:Dashnore e Edi Ramës është Lulzim Basha që ka ulur sot me krimin e organizuar njerëz dhe ka detyruar vajzën e Azem Hajdarit me të.
pse ju kujtoni se luli monika likja rama balla sala e tjer e tjer kan me shum intelekt? per ti ra ne qaf popullit po, po per gjo tjeter as qe behet llaf
Cilido njeri nga rruga me pak intuite qytetare,do jetë shume herë më i dobishëm se çdo parlamentar.
Perse e paragjykoni gjuzin ? Janë më intelektuale noka me markun vallë ?
Parlamnti duhet të përfaqsojë popullin.Deri tani ka përfaqsuar hajdutët,korruptuarit,degjeneruarit.
Më mirë një parlamentar të ndershëm dhe pa kulturë ,sesa një korruptuar me pak kulturë mediokre.
Intelektual leshi
TURP TURP TURP
Asgjē personale me tē dy zotrinjtë.Ata janē individë të lirë,në një vend të lirë,me sjelljen,moralin,bindjen dhe formimin e tyre.Janē në ato pozicione,jo pēr ndonjē arsye të veçantë,për ndonjë kontribut me vlerë në shërbim të kombit,apo si kapacitete intelektuale,profesionale dhe politike.Ata janē aty si produkt i politikës reale shqiptare.Nuk ēshtē risi ky lloj përfaqësimi në Shqipēri,pasi kjo dukuri na ka shoqëruar tē paktën këto 100 vitet e shtetit shqiptar. E njohim ironinē e Nolit për “Kabinetin e pykave”apo poezinē e tij ku ironizon:”Ti Halim,që s’di këndim/Je ministër për arsim.” Sot shqiptarët,duke mos e kuptuar këtē paradoks,kujtohen pēr tē shfryrë mllef,për të ironizuar dhe tallur,individë,të cilët ,janë në të drejtën e zotit,për të qenë aty ku janë.Sot është koha për t’u zgjuar nga kjo marrëzi,që drejtuesit politik që zgjedhim,tallen me ne duke ulur nē karriget e parlamentit dhe ato të shtetit,nivele që edhe në vende shumë tē humbura,nuk mund t’i gjeshë.Ne Shqipërinë e sotme, kemi me dhjetëra,mijëra djem dhe vajza,intelektualë,profesionistë,politikanë seriozë dhe atdhetarë,të shkolluar brenda dhe jashtë vendit’që mund t’u delegohen këto poste.Po pēr fat të keq,individē me defiçite shumë të mëdha,i gjen kudo në zyrat dhe institucionet e shtetit.Kërkohet një zgjim,pēr t’i dhënë fund këti teatri absurd,dhe t’u hapim rrugë fëmijëve tanë ‘ nipave dhe mbesave,të cilëve politika u ka ngritur njē murë të madh përpara dhe nuk po i lejon që ky brez të marrë në dorë fatet e vendit.Kjo kërkon nga tē gjithë ndërgjegjësim për të dalë nga kjo marrëzi kaq e dëmshme për tē gjithë.
Korigjoheni titullin.Debat midis gomerve politikan
Kujtimi eshte i modh me pelqen ndershmeria qe e karakterizon te tille na duhen vota ime eshte per ty gjuzo.