Kryeministri Rama ka reaguar ndaj një komentuesi në rrjete, pasi ka marrë prej tij xanxën “tradhëtar”, e kjo nën atmosferën e përkujtimit të masakrës së Reçakut, ku, një pjesë e politikës dhe e opinionit ia mveshin si përgjegjësi, duke bërë lidhje të shkurtër mes takimit të radhës me Vuçiçin për Schengenin rajonal dhe faktit që presidenti serb nuk e njeh atë.
“Keqardhje e turp për ty dhe këdo tjetër si ti që prej Kosove më shan e më mallkon paturpërsisht, për tradhëtira imagjinare e për poshtërsira të sajuara ndaj meje nga politikane e analiste pa din e pa iman!
Unë kam bërë, bëj e do bëj gjithçka mundem për Shqipërinë e për Kosovën po njësoj, e nuk kam ndërmend as të tërhiqem, as të përkulem, përballë kësaj armate trushkulurish, shpifësish e parazitësh, sepse jam me të drejtën dhe me të vërtetën, që edhe kur vonon nuk harron asnjëherë”, shkruan Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi.
Më tej, ai komenton jo pozicionin e tij në raport me Reçakun, por atë që ia mveshin, duke e shkuar deri te konsideratat e ndërkombëtarëve për elitën politike të Kosovës.
“E sa për Reçakun, ato viktima te pafajshme te agresionit serb nuk i nderon aspak zotëria jote duke më fyer mua, ashtu sikundër viktimat e urrejtjes nuk nderohen aspak duke i përdorur për politikën e ulët, që i ndan njerëzit në patriotë e në tradhtarë!
Kjo ishte përgjigja ime për ty, teksa ndjek me shumë keqardhje se si ajo lloj politike po ia merr Kosovës frymën e fytyrën, në sytë e njerëzve të thjeshtë dhe të miqve të mëdhenj ndërkombëtarë, të cilët habiten gjithnjë e më shumë nga paaftësia politike e nga hipokrizia patriotike e atyre qe kujtojnë se me shpifjet e sharjet ndaj meje, do i ikin përgjegjësive te tyre para popullit dhe të ardhmes së Kosovës!”, shkruan Rama në polemikën e tij.
Mallkum te tan koqovaret qe po dun me ofendue zoti Rama. Mallkum te tan koqovaret si injoranti dhe budalli Ramush Hajredini. Mallkum te tan koqovaret qe po jane sa te pa marrnuni vesh, aq dhe hajna. Rrnofte Shqipnia. Rrofte Edi Rama.
Z.Rana mos u merr me gomere kosove…as nuk kuptojne e as nuk mbushin fare…merru me gjykateset kurva qe po lirojne kriminelet e denuar perjete e me KÇK qe shell ne Tirane vrasesin e nje toge policesh per te mbushir dhembet…
Bere si bere deri tani e shtyve.Ne kerkon te mos llanderesh me teper lere ate karrike se edhe ne qe te votuam dy here po na vjen per te vjellur kur te degjojme.Eshte zgjuarsi te kuptosh kur eshte casti kur duhet te ikesh pa ta kerkuar sidomos populli.,
Edi Rama eshte tradhetare per Kosoven sa eshte e vertet shpifja e ulet e tradhetareve te vertet shqipfoles ,se Ismail Qemli ka vdekur me prostituta ne hotel ne Peruxhia dhe se Fanoli kishte politik progreke !?!?!?
Jo edo jo ..do të pëlqente ty të ishe tradhëtar imagjinar. .ti tradhëtitë i bën ditën me diell. .di populli se çfarë thotë edo dhe e di shumë mirë por nuk ka se ç’të bën sepse ti ke mbështetjen e grekut. .ti iliri saliu jeni bërë të pathyeshëm. .
BUKUR!
Çfar doni tjetër ? Patriotizëm nuk është të bërtasës se je , por të punosh si patriot.
Ramush populli shqipetar te ka dhene voten per te ngritur e zhvilluar Shqiperine si problem themelor e pasketaj n.q.se ke kohe te merresh edhe me pune dytesore!Ndaj me duket se ke harruar Shqiperine e po merresh me problemet e jashteme!Lere Kosoven te vetzhvillohet e bashkimi vjen natyrshem!Me duket se ke harruar detyrat e shtepise e meresh me ato te klases!Ndaj me i vemendeshem per problemet e qytetareve te Republikes se Shqiperise,se me duket se ia ke varrur problemeve te ketushme!Kosoven lerja ministrit Cakaj se per ate pune e vure Minister i Jashtem!Apo kerkon ta besh te pakenaqur elektoratin qe te la dhene voten duke i ofruar pushtetin Lul Bashes per te bere ate qe bente dikur pianeci Nano por ne menyre me te moderuar pasi ke do pune te tjera sot edhe me fitimprurese per karieren tende!Po behesh si kuadrot e Saiut qe u bene me Universitet pa bere shkollen e mesme!Qe te sjellesh Europen ne Shqiperi duhet te punosh per te ndryshe te gjithe do largohen nga ky vend e perseri do te qeverisin Salinjte,Metet dhe Lulezimet pa haruar fallxhoren Monike!
ke të drejtë o dobiç” ti je me të drejtën dhe të vërtetën”tënde, aq sa ishte dhe esat toptani!!
“që nuk vonon”as mos e diskuto!!
sot po përpiqen ta bëjnë atdhetar esatin,po marrin shëmbull nga sërbi!!
për ty,si i familjes “mbretërore” do të jetë më e kollajshme!!
do të të vënë në krah të gjyshit në bulevard!do ti ndani emrin gjysma e bulevardit do të quhet ahmet zogu,gjysma edvin rama zogu!