Michel: Paqja në Libi thelbësore për BE-në

19 Janar 2020, 14:55Bota TEMA

Paqja në Libi është thelbësore për Bashkimin Europian, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, përpara konferencës së sotme në Berlin kushtuar krizës në vendin afrikan.

“Është koha për të konsoliduar armëpushimin, për të respektuar embargon e armëve të OKB dhe për të rifilluar procesin politik”, shkruan Michel në Twitter duke falënderuar edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel për organizimin e kësaj konference.

“Kjo është ajo që libianët kanë nevojë dhe është jetike për sigurinë dhe stabilitetin e BE-së”, shtoi ai.

Michel do të marrë pjesë në këtë konferencë së bashku me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje