“SpaceX” teston me sukses sistemin e daljes emergjente nga anija kozmike

20 Janar 2020, 11:36Bota TEMA

Kompania hapësinore amerikane “SpaceX” ka testuar me sukses sistemin e daljes emergjente në anijen e re kozmike të pasagjerëve, duke i hapur rrugë fluturimit të astronautëve në orbitë, transmeton Anadolu Agency.

Siç njofton “SpaceX”, kompania lançoi kabinën Crew Dragon nga qendra hapësinore “John F. Kennedy” në Cape Canaveral të Floridas.

Raketa “Falcon 9”, ku u lançua kabina, u shkatërrua qëllimisht për të testuar sistemin e daljes emergjente që do t’u mundësojë astronautëve në mënyrë të sigurtë të dalin nga anija në një rast emergjent në kohën e nisjes.

Pas testimit të suksesshëm, kabina Crew Dragon ra në zonën e planifikuar në Oqeanin Atlantik.

“SpaceX” vitin e kaluar ka përfunduar me sukses shumë teste të rëndësishme për të filluar fluturimin e astronautëve dhe testi i fundit konsiderohej pengesa e fundit kryesore.

Kompania hapësinore amerikane ende nuk ka njoftuar se kur do të fillojë fluturimet me astronautët, por pritet të fillojë diku në gjysmë e parë të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje