Koreja e Veriut ka mbyllur përkohësisht kufirin e saj për të gjithë turistët e huaj si përgjigje ndaj një lloji të ri të koronavirusit të zbuluar në Kinën Qendrore.
‘’Kufiri do të mbyllet si një masë paraprake’’, deklaroi agjencia e udhëtimit ‘’Young Pioneer Tours’’.
Qeveria e Phenianit nuk ka konfirmuar asnjë rast të sëmundjes së mushkërive të shkaktuar nga virusi i ri në Korenë e Veriut.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut raportoi se vendi po punonte ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Kombi i izoluar e ka mbyllur kufirin edhe në rastet e mëparshme nga frika se sëmundjet virale do të futeshin në vend, për shembull gjatë shpërthimit të virusit SARS në 2003 dhe Ebola në 2014.